Prezantim ëndrrash i Mbappe-s te Reali, zotimi i francezit: Jap jetën për klubin, emocionohem nga nëna ime që qan

16 Korrik, 14:55| Përditesimi: 16 Korrik, 15:51

  • Share

Tani nuk është më një mirazh, por realitet. Kylian Mbappe është futbollisti më i ri i Real Madrid dhe prezantimi është bërë në Bernabeun e mbushur me mbi 80 mijë tifozë.

25-vjeçari francez mbërriti herët në mëngjes në qendrën e Real Madrid ku fillimisht kreu vizita mjekësore dhe më pas hodhi firmën në kontratë, që do e mbajë të lidhur me ‘galaktikët’ për 5 vite. Shifrat e detajuara ende nuk dihen, por te Reali Mbappe pritet të përfitojë rreth 30 milionë euro në sezon.

Ndërkohë që kryente këto detyrime, në Bernabeu tifozët prisnin me padurim prezantimin e Mbappes. Fillimisht presidenti i Realit Fiorentino Perez mbajti një fjalim, teksa në tribunë ishte edhe Zinedin Zidan, ai i cili 12 vite më parë e solli Mbappen te Reali për një provë. Ndërkohë sulmuesi ishte i shoqëruar nga prindërit e tij, të cilët u panë shumë të emocionuar.

Më pas vetë Mbappe mbajti një fjalim, duke befasuar që në nisje, pasi foli në gjuhën spanjolle.

Më pas ai puthi logon e Real Madrid, ndërsa premtoi dashuri të madhe për klubin me 15 Champions League.

“Ëndrra ime u bë realitet, jam në klubin më të madh në botë dhe dua të të fitoj. Jam shumë i emocionuar teksa shoh nënë time e cila i ka sytë me lot… Është një ditë e pabesueshme për mua,”-u shpreh Mbappe ndër të tjera gjatë prezantimit.

Në fund nuk mungoi edhe refreni në mbështetje të Real Madridit, por që ishte identik siç Ronaldo bëri në verën e 2009 kur u prezantua te ‘galaktikët’.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?