Sport

Prezantim special frymëzuar nga 'Squid Game', Mirlind Daku firmos me Rubin Kazan deri në verën e 2029-s (VIDEO)

13 Korrik, 13:51| Përditesimi: 13 Korrik, 13:55

  • Share

Mirlind Daku dhe Rubin Kazan kanë zyrtarizuar ditën e sotme rinovimin e marrveshjes, e cila tashmë skadon në 2029-n. Njoftimi për firmën në kontratën e re është bërë nga klubi rus duke u frymëzuar nga pjesë të serialit të njohur koreano-jugor, “Squid Game”.

Ky rinovim erdhi pas një periudhe pasigurie, ku Daku (27-vjeç) ishte shumë pranë kalimit te Zeniti, por në momentet e fundit gjithçka dështoi dhe marrëveshja nuk u realizua. Rubin Kazan ia doli të bindte Dakun për rinovimin me një pagë që së bashku me bonuse kap shifrën e 3 milionë eurove në sezon.

Në klipin simbolik, Daku zgjedh letrën e kuqe që përfaqëson Rubin Kazanin dhe i gjuan bluzës blu të Zenitit, një mënyrë origjinale për të shpallur vendimin e tij. Klubi rus i ka plotësuar kërkesat financiare të sulmuesit shqiptar, gjë që ka ndikuar direkt në vendimin për të rinovuar kontratën.

Më parë, kontrata e Dakut ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026, por tani ai është i lidhur me Rubinin edhe për tre sezone të tjera.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?