Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj

Prezantimi i kandidatit të PD në Durrës, Duma: T’i japim qytetit atë që meriton! Gjekmarkaj: Rebelohuni përballë grabitjes

10 Shkurt 2022, 17:50| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 18:39

  • Share

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin e Bashkisë së Durrësit Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Nënkryetarja e PD Grida Duma tha se Durrësi meriton njeriun e duhur në krye për t’i kthyer qytetit jo vetëm vlerat por edhe dinjitetin.

“Jemi bashkë me kolegë, me miq dhe ata që janë palca kurrizore dhe mbështetja më e madhe. Natyrshëm ka entuziazëm. Të gjithë bashkë do t’ japim Durrësit fitoren. Gjithçka nis me njerëzit. Tashmë ne e dimë që me njeriun e duhur bëhen gjërat e duhura. Ne e dimë që gjithçka nis nga njerëzit, kam krenarinë të them sot se PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të papërlyer, më të paprekshme nga korrupsioni dhe kjo është fillimi i një arritje të madhe. Unë  e di që të gjithë keni vuajtur një bashki që jo vetëm nuk i ka shërbyer durrsakëve , por edhe  i ka ofenduar. Që u gjithë stafi i bashkisë, të jetë bandë, vandal, ajo kandidatja është një njeri që është marrë peng nga ai klani dhe i përgjigjet atij klani, por kjo nuk do të thotë që këta të marrin peng Durrësin. Patjetër kemi përballë një betejë të njerëzve non-grata që nuk hyjnë dot në institucionet e këtij vendi, dhe në do të tregojmë se më në fund do të kemi në krah njerëz të vlerave të vërteta. Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës”, tha Duma.

Ndërsa  Agron Gjekmarkaj hodhi akuza edhe më të rënda ku tha se Durrësi nuk meriton të jetë peng i mafies dhe se qytetartë duhet të rebelohen përballë grabitjes .

“Unë shoh se sot keni ardhur për kryetarin e ri të bashkisë së Durrësit. Shoh njerëz të mirë për njeriun e ndershëm. Nuk ka një qytet të dytë ku e shëmtuara dhe e bukura të rrinë krah për krah. Sot për këtë qytet flet Gjush akullorja. Ju ftoj sot të mbështesni kandidatin më të mirë që PD kishte për këtë qytet. Ju bëj thirrje të mos keni frikë, ata duhet të rebelohen përballë shëmtisë dhe grabitjes që i bëhet qytetit. Durrësi nuk mund të jetë peng i akullores, bëjani këtë nder Durrësit”, tha Gjekmarkaj.  

Gjatë fjalës së tij, kandidati për kryebashkiak Luan Hoti u shpreh se qëllimi i tij  është ta ktheje bashkinë dhe administratën lokale në funksion të qytetarit. Hoti ka përmendur disa nga prioritetet e tij për Durrësin si pastrimi i qytetit, përmirësimi i transportit urban dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

“Gjatë 20 viteve të fundit qyteti është administruar në formën më të keqe të mundshme. Sot kemi një qytet, i cili është vështirësish i jetueshëm, i papastër, me trafik të rënduar, pa hapësira të gjelbra, me shërbime të cunguara dhe të papërshtatshme dhe pa asnjë vizion për të ardhmen. Qëllimi ynë është ta kthejmë bashkinë dhe administratën lokale në funksion të qytetarit.

Do të ngulmojmë që programet e dëmshpërblimit për të gjithë të prekurit nga tërmeti i vitit 2019 jo vetëm të vijojnë por të përfundojnë brenda 200 ditëve. Nuk do të lejojmë më që këto fonde  të përdoren si mekanizma presioni për marrjen e votës, siç ndodhi ne zgjedhjet e prillit te kaluar dhe po vazhdon te ndodhë dhe sot. Dëmshpërblimet dhe fondet për tërmetin do të kthehen në një të drejtë legjitime dhe të përfituar nga të gjithë”, u shpreh Hoti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?