Politikë

Prezantimi në shqip i librit ‘Lidershipi’, ish-kryeministri italian: Është një testament i Henry Kissinger

9 Shtator, 19:37| Përditesimi: 9 Shtator, 20:33

  • Share

 

Në prezantimin e librit ‘Lidershipi’ i Henry Kissinger, në gjuhën shqipe i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri italian Massimo D'Alema.

Gjatë fjalës së tij ai tha se ky libër është një testament Henry Kissinger, teksa vuri në dukje se si ky i fundit nxjerr në pah secilën karakteristikë të 6 personazheve.

“Besoj që ky libër është një lloj testamenti i Henry Kissinger dhe që jo vetëm për profilet që ai ravjizon në këtë libër duke përcaktuar në eksperiencën e 6 personalitetve. Ai dallon njëri nga tjetri, duke treguar secilën karakteristikë të tyren. Kissinger zgjedh 6 personazhe të mëdha të fushës së vet politike, sigurisht bëhet fjalë për botën demokratike, që në demokraci do ta kishim karakterizuar si e djathta. Ai është i shtyrë nga një aftësi për të dialoguar me të gjithë ata që ishin të ndryshëm nga ai, dhe kjo duhet të jetë një shembull për liderët e sotëm", tha Massimo D'Alema.

Në fund të fjalës së tij ai theskoi se ajo çfarë është interesante te ky libër është pikërisht si përshkohet marrëdhënia e vendeve të tjera me Kinën.

“Është shumë interesante se ky libër përshkohet në një pjesë të rëndësishme nga marrëdhëniet me Kinën dhe kjo ka qenë një temë e rëndësishme e politikës së jashtme. Me pak fjalë kuptohet vizioni që ai pati për ushtrimin e një lidershipi amerikan në botë bazuar edhe në aftësinë për të diskutuar me të tjerët, për të kuptuar diferencat, për të shmangur krijimin e një blloku antiperëndimor”, shtoi ai.

"Gjithë libri është i jashtëzakonshëm mes politikës dhe inovacionit", tha ndër të tjera Massimo D'Alema.


Lajmi kryesor:

Prezantohet në shqip libri ‘Lidershipi’ i Henry Kissinger, Kryeministri Rama ka shkruar parathënien: Zor të ketë pasur të dytë si ai, kishte fiksim ekuilibrin e forcave


Xh.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?