Policia e Tiranës

Kronikë

Prezantohej si shofer i kancelares së SPAK, ndalohet 25-vjeçari në Tiranë. Kishte ndërtuar banesë pa leje dhe kërcënonte inspektorët (Emri)

25 Gusht, 15:14| Përditesimi: 25 Gusht, 16:00

  • Share

Një 25-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi kishte ndërtuar pa leje dhe prezantohej sikur ishte shofer i kancelares së SPAK.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, raporton se i ndaluari është Romario Ibraliu. Ai kishte kërcënuar inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin veprime dhe të mos e procedonin, pasi kishin konstatuar se 25-vjeçari kishte ndërtuar banesë pa leje në zonën e Farkës në kryeqytet.

Kërcënimet ai i bënte duke u prezantuar si shofer i kancelares së SPAK.

Pas verifikimit rezultoi se Romario Ibraliu nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK. Pas konstatimit të objektit pa leje, IMT-ja i ka dërguar materialet në organet ligjzbatuese për hetime të mëtejshme.

Aktualisht policia po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?