Kronikë

Prezantohet drejtuesi i ri i prokurorisë Elbasan, Ibrahimi: Bëni në mënyrë të pavarur punë tuaj! Ajazi: Të garantohet siguria fizike e prokurorëve

9 Qershor 2021, 17:19| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 17:25

  • Share

Kreshnik Ajazi do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit, i cili ndodhen në këtë detyrë prej 1 viti si i komanduar. Tashmë ai ka marrë detyrën në mënyrë zyrtare ku u prezantua ditën e sotme nga Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi.

Teksa i uroi suksese në detyrën e tij Kreshnik Ajazit, Ibrahimi tha se prokuroritë kanë nevojë për drejtues që kanë forcë morale dhe profesionale në mënyrë që të jeën efiçentë në punën e tyre. Ibrahimi tha se prokuroret të jenë të pavarur në detyrën e tyre dhe se KLP është pikërisht për të garantuar sigurinë e tyre për te kryer detyrën.

“I uroj suksese Kreshnik Ajazit ne detyre. Sistemi i prokurorisë ka nevojë për lidership, i cili qëndron tek forca morale dhe profesionale e drejtuesit. Drejtuesi i prokurorisë ka një rol të rëndësishëm ne mbarëvajtjen dhe efiçences se punës në prokurori. Deri tani kemi arritur te emërojmë 5 drejtues prokurorie dhe mendoj se kemi bere zgjedhje te mira. Elbasani është një prokurori e cila kërkohet nga prokuroret, KLP nuk ka vështirësi te plotësojnë vakancat nëse ato dalin. Mënyra si ne garantojmë karrierën e prokuroreve, thelbësore për efiçencen e sistemit. Prokuroret duhet te mësohen me pavarësinë e tyre ne ushtrimit te detyrës. KLP po punon per t'ju garantuar juve autoritetin dhe sigurinë për te kryer detyrën”, tha Ibrahimi.

Kreshnik Ajazi tha se Prokuroria e Elbasanit ka dhënë rezultate të prekshme gjatë 2020 duke treguar se ky institucion ka mishëruar nevojën e reformës në drejtësi. Ajazi tha se janë goditur grupe kriminale, ndërsa kërkoi siguri fizike për prokurorët që të mund të bëjnë detyrën e tyre.

“Jam krenar që jam zgjedhur nga një institucion që mishëron nevojën e reformës në drejtësi. Gjatë 2020 kemi trajtuar një numër të madh çështje dhe kemi rezultate të prekshme në goditjen e strukturave kriminale në bashkëpunim me strukturat e policisë. Rezultatet janë të prokuroreve, jo të mijat. Elbasani ka problematikat e veta, jemi angazhuar me gjithë kapacitetet në hetimin sa më përngjashmëri të çështjeve sensitive për opinionin publik. Jemi të angazhuar të kemi rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keni nevoje për investime në siguri fizike në institucion, përcaktimi i statusit të nëpunëseve civile ne prokurori dhe i kemi kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm zgjedhjen e këtyre problemeve. Në prokurorinë e Elbasanit nuk ka asnjë zëvendësim prokurori gjatë 2020 pa shkak ligjor”, tha Ajazi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?