Ervin Hoxha

Prezantohet drejtuesja e re e IdentiTek, ministri Hoxha: Prioritet projekti "Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar"

9 Tetor, 11:38| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:20

  • Share

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek” do të ketë nga sot në krye një drejtuese të re, Freskida Halilajn, për të çuar më para projektet e nisura. Më i madhi ndër to, e kryesori, që nuk është vetëm objektiv i Ministrisë së Brendshme, por i Qeverisë, është Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi drejtuesen e re, në prani të stafit të kompanisë dhe Këshillit Mbikëqyrës.

"Falënderova me mirënjohje, drejtuesen e derisotme të këtij institucioni, Loina Prifti, për punën e bërë në drejtimin e "IdentiTek". Falë përkushtimit të saj dhe stafit të kompanisë, kemi siguruar standardet e larta ndërkombëtare, të ruajtjes së të dhënave dhe prodhimit të dokumenteve biometrike", theksoi ministri Hoxha. 

Historia e prodhimit të dokumenteve biometrike në Shqipëri daton në maj 2009. Kompania koncesionare ushtroi aktivitetin deri në mesin e vitit 2023, kur përfundoi kontrata dhe qeveria vendosi të krijonte kompaninë shtetërore. Pas gushtit 2023, stafetën e mori “IdentiTek”, shoqëri me kapital shtetëror.

Kompania prodhon karta identiteti e pasaporta biometrike për shtetas shqiptarë, por njëherësh edhe pasaporta diplomatike e shërbimi. Ajo prodhoi gjithashtu dokumente udhëtimi, leje qëndrimi dhe letërnjoftim elektronik enkas për shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ose që kanë fituar statusin e refugjatit e kanë përfituar azil në Shqipëri.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?