Ferrari i ri

Sport

Prezantohet Ferrari për sezonin e ri, Vassuer: Trofe në të dyja frontet

14 Shkurt 2023, 19:59| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 20:03

  • Share

Skuderia Ferrari ka prezantuar makinën e sezonit të ri në Formula 1. Në Maranello ka dominuar ngjyra e kuqe, me italianët që e lanë prezantimin në 14 shkurt, ditën e të dashuruarve. SF-23 është makina që do konkurrojë në vitin e ri të Formula 1, me Ferrarin që do kërkojë garë në trofeun e pilotëve dhe në garën ekipore. Me dyshen Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, objektivi është i qartë për të rikthyer "Kokëkuqen" në majën e botës.

Në lidhje me modelin e ri dhe sezonin që nis në mars, ka folur edhe Frederic Vasseur që është drejtuesi i ri i italianëve.

"Nuk më intereson nëse fiton Leclerc apo Sainz, rëndësi ka vetëm Ferrari. Ndiej përgjegjësi të madhe për të drejtuar këtë skuadër. Është shumë emocionuese të prezantosh Ferrarin e ri, pak a shumë si në ditën e parë të shkollës. Sezoni është i gjatë, por ne jemi të motivuar. Kemi punuar për të rregulluar pikat e dobëta dhe besoj se jemi gati për të luftuar", tha Frederic Vasseur.

Sezoni i ri në Formula 1 starton më 3 mars me Çmimin e Madh të Bahreinit, ndërsa testet para sezonale do të zhvillohen tre ditë radhazi prej datës 25 shkurt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?