Prezantohet instilacioni i skulptorit gjerman në Tiranë, kontribuan dhe studentët e Universitetit të Arteve (VIDEO)

23 Tetor 2020, 22:35| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 22:43

  • Share

TIRANË- Në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë u prezantua instalacioni "Wooden Cloud" i skulptorit gjerman Martin Steinert, i cili sjell veprën e tij në kryeqytet në kuadër të Tetorit Gjerman.

Një ndihmë të madhe në ngritjen e kësaj skulpture dhanë dhe studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë.

Me rastin e inaugurimt të instalacionit prej druri “Wooden Cloud” të skulptorit gjerman Martin Steinert, Ambasada Gjermane organizon koncertin festiv open-air “Rapsodia e Hapësirës së lirë”.

Kjo vepër e kompozuar posaçërisht nga Prof.Fatos Qemiraj dhe e konceptuar nga Edit Pula(j) si një përkthim muzikor i kontekstit filozofik që mbart projekti europian ‘Hapësirë e Lirë’ i Institutit Goethe, njëkohësisht është edhe kontributi i qytetit të Tiranës,në këtë projekt europian.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?