Prezantohet kandidati për kreun e Bashkisë Lushnjë Indrit Sefa: Zemrat tona të hapura për çdo njeri që kërkon ndryshim! PS i ka keqpërdorur lushnjarët për 15 vite

4 Shkurt 2022, 19:57| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 20:31

  • Share

Partia Demokratike prezantoi kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të bashkisë së Lushnjës, Indrit Sefa. Prezantimi u bë në selinë e PD, Lushnjë para strukturave të degës nga drejtues kryesorë të PD, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, nënkryetari Enkelejd Alibeaj, kreu i degës dhe deputeti Saimir Korreshi, drejtues të PD në qark si dhe anëtarë të kryesisë qendrore.

Në prezantimin e tyre drejtuesit demokratë e vlerësuan kandidaturën e Indrit Sefës si të duhurin për Lushnjën dhe shprehën bindjen se ai do ti kthejë dinjitetin që meriton kësaj bashkie.  Vetë kandidati Sefa tha se së bashku demokratët do të sjellin fitoren për lushnjarët dhe Lushnjën e keqpërdorur këto 15 vite nga PS.

"Tani, nuk e mohoj që jam i emocionuar dhe ndihem shumë i emocionuar, e iu falenderoj të gjithëve nga zemra për këtë prezencë dhe entuziazmin. Jam shumë koshient që është një sfidë e madhe për mua, për secilin prej jush, për secilin, për gjithë ne. Dhe qëllimi jonë de rezultati i kësaj do të jetë bashkia e Lushnjes, dhënia e një fitoreje demokratëve që kanë kaq shumë vite që e presin, që e mendojnë, dhe që nuk kanë patur mundësi për ti shërbyer qytetit të tyre. 15 vite në drejtim të partisë socialiste, kjo bashki është keqpërdorur, njerëzit janë keqpërdorur, njerëzit nuk kanë marrë shërbim, dhe jo se ata nuk kanë njerëz të mirë, por është vetë ideali i tyre për ti trajtuar njerëzit në atë mënyrë dhe në këtë formë. Sa herë e ka patur partia demokratike këtë bashki , sa herë iu ka shërbyer partia demokratike njerëzve, kanë qenë një mundësi e artë për tu ardhur në ndihmë dhe për tu shërbyer. Unë iu garantoj diçka. Unë e di që ju të gjithë e shikoni si sfidë të vështirë, por premtimi, kjo do të jetë më e ëmbla fitore që ka pasur kjo bashki dhe të gjithë bashkë, në datë 7 do festojmë te gjithë bashke, me demokratët e bashkisë së Lushnjes, gjatë turit të falenderimit që do bëj me ta, për mirënjohjen që kemi për çdo demokrat, sepse në fund të ditës kjo nuk është vetëm e demokratëve"u shpreh Sefa.


Lajmi kryesor:

Kandidati i PD për Bashkinë Durrës prezantohet para demokratëve, Duma: Në mbështetje të tij do të vijnë edhe strukturat qendrore nga Tirana


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?