Ceremonia e prezantimit të komandantit të ri dhe përurimit të mjediseve të reja të Komandës

Kronikë

Prezantohet komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando! Si do të jetë infrastruktura e re

6 Janar, 21:00| Përditesimi: 7 Janar, 07:32

  • Share

Tiranë- Prezantohet komandanti i ri i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando.

Kjo njësi e nisi vitin 2025 me infrastrukturë të re, por edhe me drejtues të ri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte i pranishëm në prezantimin e komandantit të ri në këto mjedise të reja. Pjesë e kësaj ceremonie ishin gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, efektivë të Komandës Mbështetëse dhe Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Pando ka shërbyer më herët si drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

“Komanda Mbështetëse është një strukturë mjaft e rëndësishme e Forcave të Armatosura, që ka si qëllim të saj, sigurimin e kapaciteteve për mbështetjen me logjistikë, infrastrukturë, shërbim shëndetësor dhe shërbime të tjera të FA, në interes të plotësimit të misionit të tyre kushtetues”, njofton dikasteri për funksionet e kësaj njësie.

Qëllim është zgjerimi i kapaciteteve drejt modernizimit të ushtrisë dhe rritjes së efikasitetit dhe forcimit të mëtejshëm. 

A.Q/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ame rika 5445: 08/01/2025 08:07

    Snajperi 12.7 m/m ARME STRTEGJIKE????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?