Prezantohet në kinema filmi pa zë i 1913-ës për Shqipërinë, Drejtoresha: Nëse s’njohim veten, s’do të dimë ku të shkojmë!

18 Tetor 2018, 13:58| Përditesimi: 19 Tetor 2018, 16:29

  • Share

Për herë të parë u prezantuan në kinema 7 kronika të xhiruara 100 vite më parë në Shqipëri edhe Ballkan. Në atë kohë, kur kinemaja ishte vetëm 15 vjeç operatorët udhëtonin në çdo cep të botës për të xhiruar ngjarjet.

Filmimi francez “Pathe” i saporestauruar është xhiruar në përfundim të “Rrethimit të Shkodrës” në vitin 1913, një vit pasi Shqipëria kishte shpallur Pavarësinë nga Turqia Osmane, disa muaj para se të niste Lufta e Parë Botërore.

Këto imazhe bardhezi tanimë do të përbëjnë materialin më të vjetër, që do të ruhet në Arkivin e Filmit Shqiptar. Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit, Iris Elezi flet për rëndësinë e kësaj premiere botërore në Tiranë

Jam tmerrësisht e lumtur, që sot sapo përjetuam premierën botërore të filmimit arkival xhiruar në vitin 1913, titulluar “Dorëzimi i Shkodrës”. Është një projekt dyvjeçar, që ka punuar Arkivi i Filmit me konitekën e Malit të Zi edhe me laboratorin e Hungarisë. Është mrekulli që pas dy vitesh restaurimi, të kesh mundësi që ta ndjekësh filmin me audiencën tënde.

 Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit

 Drejtoresha e Arkivit të Filmit, Iris Elezi

Është diçka magjike kur ti sheh sesi jetohej një shekull e pesë vite më parë në aspektin e kostumeve, në aspektin e qytetet edhe të mjedisit. Mendoj se ka ardhur koha që të provojmë në më të mirën tonë që të pasurojmë arkivet, prandaj jam shumë e lumtur që kur ky material arkival u gjet falë projektit të kinemasë shqiptare që po bënte një ëorkshope në Tiranë, u hodh fara që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Nëse ne nuk njohim se kush jemi, nuk do ta dimë asnjëherë se ku ne shkojmë. Sado të dhimbshme janë imazhet ato mbajnë jetë, informacione edhe materiali duhet që të mbahet edhe të ruhet për ta parë më tutje.

Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit

 

A mund të flasim për vlera kinematografike?

Kineastja shprehet se:

Nuk flitet për vlera kinematografike, se ky filmim është kaq i mirë, tejkalon çfarëdolloj fjalësh që ne mund të themi. Ne ende nuk kemi identifikuar se kush ka qenë ai kinooperator, por filmimet janë sikundër të ishte një kinooperator i Hollivudit, për më tepër për vlerat arkivore që mbartin, ne jemi me fat se duket sikur është xhiruar jo 105 vite më parë, por pikërisht sot.

Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit

A ekzistojnë materiale të tjera për Shqipërinë?

Momentalisht jemi duke kërkuar në Amerikë një material të rrallë për një nga personalitete tanë,shpresojmë që ta gjejmë brenda një viti.

Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit

 

Filmat metrazh të shkurtër që ishin përzgjedhur për t’u prezantuar bazuar në programin “Në kërkim të Perandorisë Osmane” ishin;  “Pyjet e ishullit të Rodosit”, “Luftërat Ballkanike”, “I paindetifikuar”, i cili mendohet se është xhiruar në Shqipëri, ap filmi i parë që ka përdorur ngjyrat, “Ngjyrat e lumit Vardar”, “Jornal 23, Mali i Zi” dhe “Imazhe nga Jugosllavia”.

Imazhet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ballkanit, “dërguan” në të shkuarën publikun e pranishëm nën shoqërinë e muzikës live nga instrumentistët, Adorel Haxhiaj në violinccel dhe Astrit Stafai në oud, të cilët kishin kompozuar edhe muzikën që shoqëroi premierën e filmit “Rrethimi i Shkodrës”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?