Rama: Kuvendim popullor për vendimet strategjike! Pyesim shqiptarët për integrimin në BE, 'Ballkanin e Hapur', legalizimin e kanabisit etj! Basha: Propagandë për t'iu fshehur skandaleve (VIDEO)

24 Dhjetor 2021, 12:44| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 14:26

  • Share

Qeveria, në mandatin e saj të 3 qeverisës, ka vendosur që të dëgjojë më shumë zërin e qytetarëve për çështjet me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë. Kjo do të bëhet përmes nismës "Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë", që sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë një kuvendim popullor me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për të dhënë mendimin e tyre për çështjet me rëndësi.

Teksa parashtroi disa çështje si shembull se për çfarë mund të pyeten shqiptarët, Rama tha se kjo do të jetë që nga çështjet që lidhen me integrimin e vendit, nismën "Ballkani i Hapur", legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, mbrojtje sociale e shumë të tjera.

Rama tha se për vite me radhë ky vend ka lënguar për shkak të llogoreve të sherreve politike dhe se tashmë ka ardhur koha që të shikohet përtej tyre për të forcuar edhe më shumë demokracinë në vend.

Në këtë nisëm Rama kërkon dëgjimin e zërit të shumicës së shqiptarëve dhe jo vetëm të atyre që kanë votuar qeverinë pasi kjo lidhet me të ardhmen e vendit. Rama nuk la edhe pa thumbuar përplasjet Berisha-Basha, duke thënë se "betejat për bravat, shqyerjet e dyerve me shqelma me kriminel nuk kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë".

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama denoncoi edhe rastin e një gjyqtare duke thënë se ajo dha një vendim në shkelje me ligjin duke tjetërsuar pronën vetëm një javë para vettingut. Rama tha se SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe se ndaj gjyqtarëve që marrin vendime të tilla skandaloze duhet pezulluar automatikisht. 

Ora 14:06
Rama prezantoi nismën për Konsultim Kombëtar, reagon Basha: Propagandë, skandalet që kanë shpërthyer si fsheh dot me shfaqje

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, thotë se afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve, nuk mbulohen dot me shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni.

Basha komentoi platformën e propozuar sot nga kryeministri Rama për këshillimin Kombëtar, ku thekson se propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve.

‘Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale, vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni.’- shkruan Basha.

Ora 13:26
A do pyeten shqiptarët për skandalet ku janë përfshirë zyrtarë të lartë të shkarkohen apo jo? Rama: Vija e kuqe është e qartë

Kryeministri Edi Rama tha se për çështjet ku zyrtarë të lartë kanë shkelur ligjin janë çështje që duhet të flas drejtësia dhe se vija e kuqe është e qartë, kush ka probleme është jashtë.

"Nuk kam pse pyes qytetarët për këtë sepse vija e kuqe është e qartë. Cilido qoftë që kërkohet nga drejtësia për t'u përballur me të është jashtë. Kaq e thjeshtë", tha Rama.

Ora 13:18
Rama: Nga statusi i pensionistit, formalizmi i të ardhurave të emigrantëve apo vaksinimi me detyrim, dua të dëgjoj shumicën e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama tha se ka disa çështje për të cilat do të dëgjojë më shumë zërin e qytetarëve.

"Duam të sigurohemi që të kemi mbështetjen e shumicës jo vetëm që na ka votuar por një shumice përtej saj, pa u ndarë të majtë e të djathtë dhe i gjithë ky pyetësor shkon në këtë drejtim lidhur me të ardhmen e shtëpisë tonë të përbashkët. Kësaj shtëpie i vijnë problemet pikërisht nga ndasia dhe sherri politik. Një tjetër problematik është statusi i  pensionistit që vazhdon të punojë. Disa thonë që ky pensionist që punon nuk duhet të paguaj kontribute. Pensionisti që vazhdon punën është i respektuar por zë një vend pune dhe duke mos paguar kontributi mungon një kontribut në arkë. Të gjithë janë nevojtar për të marrë më shumë nga arka e përbashkët.  Një tjetër pyetje është amnistimi për emigrantët për të formalizuar të gjitha kursimet e tyre. Si në gjithë botën edhe këtu ka një lëvizje kundër vaksinimit. Duan të formalizojnë të ardhurat Ka njerëz që thonë se shqiptarët duhet të lejohen në hapësira të përbashkëta e institucione me vaksinë, ndërsa një pjesë tjetër e quan kufizim të lirive dhe të drejtave. Edhe këtu duam të shkojmë përtej bindjes tonë dhe është një vullnet për të ndryshuar vetveten në një proces ku të gjithë mësojmë. Dhe një mandat i 3 të që në mënyrë domethënëse ndikon edhe mbi mua. Të dëgjojmë më shumë dhe t'u japim më shumë akses qytetarëve për demokracinë në vend", tha Rama.

Ora 13:15
Rama: Fusim një shpirt referendar për vendime strategjike! 'Shqipëria që duam' është sukses i madh

 

Kryeministri Rama e konsideron një shpirt referenduar nismën e fundit për konsultimin me publikun. Pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qorri, se çfarë dështoi me 'Shqipëria që duam' që u kalua të lëvizja tjetër, Rama iu përgjigje duke thënë se platforma e bashkëqeverisjes është sukses i madh.

"Shqipëria që duam i dha zgjidhje 52 mijë qytetarëve në raport me administratën. Është një nismë e jetësuar, e cila bashkë me ligjin e ri për 'Bashkëqeverisjen' kalon në një stad tjetër. Është baza e një Shqipërie moderne. Kjo është një nisme përtej kësaj. Është futja e një shpirti referendar në qeverisjen e vendit. Dhe futja e dialogut për vendime strategjike. Është një frymë kurajoze, që e ka bazën te 'Shqipëria që duam'", tha Rama.

Ora 13:12
Rama denoncon rastin: Si e pengoi gjyqtarja ndërtimin e qendrës kombëtare për fëmijë te Liqeni, një javë para se të kalonte vettingun

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar rastin e një gjyqtare për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat. Teksa prezantonte nismën Këshillimi  Kombëtar për Shqipërinë, Rama tha se kjo gjyqtare dhe të gjithë të tjerët si ajo që japin vendime skandaloze kundër ligjit duhet të thirren nga SPAK sot dhe nesër dhe duhen pezulluar automatikisht.

"Një tjetër rast është tjetërsimi i pronës. Angazhohet qeveria për të ndërtuar qendrën komëbatre të fëmijëve me një teatër kukullash dhe skena teatrale për fëmijë,  përcaktojmë vendin këtu te Garda e Republikës, marri të dhënat e pronës dhe është e shtetit bëjmë projektin i japim financimin dhe në moment të fundit që do fillojmë punën na del që një gjyqtare ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë për një subjekt privat, që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet se kjo pronë është e tija. Kjo gjykatëse që jep këtë vendim një javë para se të kalojë vetingun. Kjo gjykatëse duhet të thirret nga SPAK sot dhe jo nesër dhe këta njerëz duhet të shkojnë para gjyqit se kanë grabitur njerëzit duke shitur e blerë të drejtat, por ka të tjerë ende që vijon në të bëjnë akte të tilla. Të shtyjmë para që këto të pezullohen automatikisht që marrin vendim që skandalizojnë të gjithë popullin", tha Rama.

Ora 13:09
Rama për përplasjet në PD: Shqyerjet e dyerve me shqelma me kriminelë nuk kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar nismën Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë ka thumbuar edhe përplasjen e brendshme në PD, mes Lulzim Bashës e Sali Berishës.

‘Lufta për pushtet beteja për bravat, çelsa, shqyerjet e dyerve me shqelma me kriminel këto nuk kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.’- tha Rama.

Ora 12:51
Rama: Do pyesim të gjithë shqiptarët për 'Ballkanin e Hapur', na vlen apo jo! Pyesim për mbrojtjen sociale, dënimet penale etj

 

Çështja e 'Ballkanit të Hapur' ka krijuar shumë ndasi në opinion publik. Kryeministri Rama ka premtuar sot se të gjithë shqiptarët do të pyeten për këtë.

"Ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të hapur' është gjë e duhur, por ka të tjerë që mendojnë se kjo nismë nuk i sjell përfitim Shqipërisë.  Edhe për këtë do t'i drejtohemi shqiptarëve.  A jemi të gatshëm ne si shtëpi e përbashkët të mbrojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me 3 apo më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara? A është e gatshme Shqipëria t'i japë një mbështetje duke qenë se kjo përbën një diferencim.  Çështje të tjera që lidhen me  dhunën në familje dhe krimet kundër personit. Një pjesë e qytetarëve kërkojnë dënim në ekstrem.

Kemi edhe çështjen e të punësuarve. A duhet ne të angazhohemi duke i dhënë mbrojtje të veçantë me dëmshpërblim atyre që denoncojnë informalitetin, që shkarkohen edhe nga puna më pas si hakmarrje", tha thënë Rama.

Ora 12:49
Nisma Këshillim Kombëtar për Shqipërinë, Rama: Pyetësor për qytetarët për çështje të rëndësishme të integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një nismë të re e cila ka në thelb këshillimin kombëtar për Shqipërinë me qytetarët. Duke marrë një shembull kryeministri Edi Rama tha se mund të këshillohen me qytetarët nëse duhet të ndahet procesi i integrimit  të vendit drejt BE-së nga Maqedonia e Veriut.

‘Jam këtu sot pas mbledhjes së qeverisë për një vendim shumë të posaçëm të qeverisë që e ka zanafillën në zotimin për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të të gjithë shqiptarëve pa dallim, me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje, sherr, konfuzion kundër interesit të familjeve shqiptare dhe pikërisht në prag të Vitit të Ri mundësish të reja, vjen dhe kjo nismë e re për këshillimin kombëtar për Shqipërinë.

Me një pyetësor të cilin do ua vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendi, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimi ne tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin, për ekonominë, për shoqërinë. Është koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara duke u këshilluar së bashku për vendime që kanë rëndësi në marrëdhëniet e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë, në gjendjen sociale brenda shtëpisë dhe patjetër në përpjekjen jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe për të adresuar

Anëtarsimi i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdrejt nga një shtet siç është vetoja që i ka vendosur Bullgaria, Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se vendi ynë duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe ka të tjerë që mendojnë se në duhet të preim në funksion të ruajtjes së këtij konfuzioni në rajon. Ne do të pyesim qytetarët...’- tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 22/01/2022 15:18

    Kur britanikët dolën nga BE, ju kujtua një fjalë e km të tyre Churchill: disa çështje shumë të rëndësishme për kombin nuk duhet t'u lihen në dorë budallenjve!! Ju shqiptare mos u mërzitni se e ka pasur fjalën për budallenjtë anglezë!!

    Përgjigju
  • Bariu: 19/01/2022 09:34

    Vetem reforma e vertete ne administrate eshte zgjidhja. Te tjerat jane muhabete per te kaluar kohen

    Përgjigju
  • Gazmend: 25/12/2021 08:25

    Populli duhet te shprehe vendimmarrje direkte per ceshtje te ndryshme,por sidomos per ceshtje qe Kane te bejne me menaxhimin e parave publike,njerezit duhet te vendosin se ku shkojne parate e tyre,qeveria te kete me se shumti rol kujdestar dhe propozues.Qasja nuk duhet te fokusohet vec Tek sherbimet qe Qeveria Po is kalon me s shumti private ne rethana te dyshimta ,por dhe Tek ekonomia prodhuese,mqs Po vjen edhe KY ballkani I hapur qe do ti nxjerre te palarat ekonomike sone qe nuk eshte fare konkuruese dhe nuk prodhon asgje pervec nje bujqesie primitive me speca dhe domate.Pra mendoj se pervec se te japin thjesht opinion,njerezit duhet te investohen masivisht ne ekonomike e vendit Eshte momenti qe te krijohen fonde publike te investimeve ku shqiptaret te mund te investojne parane e tyre me projekte ekonomike me partneritet shtetin duke u bere aksionere dhe rrjedhimisht pronare.Mjaft me me patriotizmin folklorik te kengeve e valleve,njerezit Po e braktisin vendin per shkaqe ekonomike,KY duhet te jete modeli I ri I patriotizmit,patriotizmi ekonomik,Shqiperia per Shqiptaret dhe e Shqiptareve,dhe Jo e 5 te korruptuarve qe per nje firme apo per nje konsultim marrin 5 milione euro.Po te vendoset KY model asnje maskara nuk e vjedh dot me kete populli.

    Përgjigju
  • Loni: 24/12/2021 14:53

    Epres ballkanin e hapur me padurim! Do jete me efikase per ekonomine shkembime punedhenie etj etj. Besoj se pjesa e kanabizimit nuk eshte akoma gati shqiperia si per ate mjekesorin edhe ate perdoruesin... Mendoj qe ballkanin do ishte iniciativa shum e mire per te gjithe pa diskutim...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 24/12/2021 14:41

    He me te lumte mo shoku ediRAMA,ashtu te ka mesuar partia: Gju me Gju me Popullin. Cthote Partia ben populli dhe cdo populli ben Partia. Mos iu ndaj Popullit me kulac e kerbac sic di ti te besh me mire e ne fund fare bej si Shoku fatosNa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?