Besfort Llamallari dhe Majlinda Angoni

Prezantohet prefektja e Shkodrës, Lamallari i dorëzon postin Majlinda Angonit

10 Shtator 2020, 14:59| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 16:12

  • Share

Majlinda Angoni është prefektja e re e Shkodrës, e cila merr këtë detyre nga Besfort Llamallari.

Llamallari, i cili mbante dhe postin e prefektit të komanduar gjatë periudhës së pandemisë, i ka dorëzuar postin Angonit, duke i uruar suksese dhe punë të mbarë.

Nga ana e saj Majlinda Angoni tha se këtë përgjegjësi që ndjen që tani dhe do e mbajë në vazhdimësi.

Majlinda Angoni, njihet për angazhimin në fushën e biznesit dhe në kontributin e saj në shoqërinë civile, fushë që më pas do të shfaqej me interes në realizimin e objektivave në formësimin dhe zbatimin e politikave publike në vend.

Në vitin 1998,  Angoni hedh hapat e parë në fushën e sipërmarrjes duke ngritur “Venice Art”; një biznes i suksesshëm në tregjet konkurruese botërore në prodhimin dhe eksportimin e maskave veneciane.

Ajo është një nga iniciatorët e lëvizjeve të para të gruas në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë viteve 1999-2006 ka qenë themeluese dhe drejtuese e dy Qendrave të Këshillimit në Prizren dhe Pejë, si dhe në vitin 2002 ajo themelon organizatën “Gruaja tek Gruaja”,me qendër në Shkodër duke luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fokusuar tek të drejtat e grave dhe të vajzave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergji: 14/09/2020 08:53

    Ani, te lutem me thuaj nje pune me vlere qe ka bere z. Lamallari se e kam veshtire ta gjej.

    Përgjigju
  • Ani: 10/09/2020 16:34

    Ndër zv.Minastrat më të sukses'shëm. Ju lumt z.Rama të tillë personalitetesh i duhen konbit tonë. Një Luigj Gurakuq i ri. Rrespekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?