83% e sipërfaqes së rërës në bregdetin e Lezhës do të jetë plazh publik gjatë sezonit turistik të vitit të ardhshëm. Bashkia prezantoi skemën e re të stacioneve të plazhit, e cila do të implementohet në bazë të vendimit të Qeverisë Shqiptare të miratuar pak javë më parë.
Gjatë takimit me operatoret turistik kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se plazhi do të shfrytëzohet vetëm nga hotelerit në bazë të vendimit të ri 1 dhomë 2 shezlone dhe pjesa tjetër do të administrohet nga bashkia.
Ndreu paralajmëroi dhe ata që kanë privatizuar rërën se nuk do të lejohen të vendosin shezlone, ndërsa ju kujtoi hotelerive taksen e fjetjes të cilën po e shmangin në vazhdimësi.
Lezha ka një vije bregdetare me gjatësi 26 km nga Rana e Hedhur deri në Tale dhe me reformën e re në turizëm do të kenë mundësi të bëjnë plazh të gjithë pa shpenzuar shumë para, në hapësirat e shumta publike të cilat do të jenë në funksion të qytetarëve.
Nga njera ane thoni kemi bashkëpunim shum të mirë me biznesin nga ana tjeter thua sdo i lejoj më bizneset të ken plazh privat, po bini në kundërshtim me fjalët e tua. Lere se plazhi publik çdo vit e po e ngushtoni jo zgjeroni
PërgjigjuKeshtu me ligj ne letra jemi te paret ne. Problemi qendron gjithmone tek vullneti per ta zbatuar ligjin. Dhe duke njohur llojin e rraces qe jemi ne shqiptaret, me shume gjasa nuk ka per tu zbatuar..
PërgjigjuLigji per duhanin ne lokale,dhe per qeset ka dështuar,edhe ky do dështojë,sepse ne mes eshte korrupsioni
PërgjigjuPLAZHI DUHET TE HETE 100% PUBLIK,,,DHE ME ASNJE NDERTIM MBI RERE,,,TE GJITHA OBJEKTET MBI RERE TE PRISHEN ME DINAMIT....
PërgjigjuA ban mi prish me eskavator?
Te shohim njehere a do zbatohet kjo rregullore e pastaj te pretendojme per me teper or teeeejjjjj