Sport

Prezantohet sot në orën 16:00, një trajner kampion pritet të marrë vendin e Duros te Kukësi

1 Mars 2020, 11:02| Përditesimi: 1 Mars 2020, 11:06

  • Share

Pas shkarkimit të Shpëtim Duros si pasojë e barazimit te shtunën me Teutën klubi i Kukësit ka njoftuar se sot në prani te presidentit Safet Gjici do të prezantohet trajneri i ri.  Nga ana e klubit verilindor që pretendon titullin kampion nuk bëhet e ditur se kush do te jetë trajneri që do të zëvendësojë Duron, por burime brenda klubit bëjnë me dije për dy alternativa.

Mundësia më e madhe është që ne stolin e klubit verilindor të ulet ish-trajneri i Partizani Skënder Gega, i cili sezonin e fundit fitoi titullin kampion me të kuqtë. Gjithsesi ekziston edhe hipoteza e Blendi Shkëmbit, ish-trajnerit të Teutës që u shkarkua pak muaj me parë.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?