Kultura

Prifti dhe artisti At Spiro Katundi feston përvjetorin e 70-të me koncert

15 Mars, 14:29| Përditesimi: 15 Mars, 15:03

  • Share

KORÇE- 70-vjetorin e lindjes At Spiro Katundi e festoi me një koncert të veçantë në teatrin "Andon Zako Çajupi" mes miqsh dhe të ftuar specialë.

“Koncert me dashurinë tuaj", ishte një pasqyrë e emocionit dhe gëzimit që At Spiro do të përjetonte gjatë mbrëmjes duke zgjedhur jo vetëm miqtë që do të ndante skenën por edhe repertorin e koncertit që përfshinte një gamë të gjerë këngësh.

Për At Spiron, ky moment ishte shumë emocional, pasi ai ka kaluar 58 vite të jetës së tij duke i kushtuar jetën artit, duke kënduar, aktruar dhe shkruar poezi e drama, që nga mosha 12 vjeçare. Ai e konsideron këtë përvjetor si një mundësi për të ndarë gëzimin me ata që e kanë mbështetur në këtë udhëtim artistik të gjatë.

Në skenë u ngjitën artistë të njohur të skenës si Bashkim Alibali, Myfarete Laze dhe Liljana Kondakçi, të cilët kontribuan në pasurimin e atmosferës me performancat e tyre. Ky koncert nuk ishte vetëm një shfaqje muzikore, por një akt i dashurisë dhe respektit për artin dhe miqësinë.

Këngëtarja e njohur Myfarete Laze, e cila ka një miqësi të gjatë me At Spiron mes emocionesh  kujtoi momentet e kaluara së bashku në skenë dhe theksoi se miqësia mes tyre është një lidhje e veçantë që ka mbijetuar dhe forcuar me kalimin e kohës.

Ky koncert ishte një festë e vërtetë e artit dhe miqësisë duke treguar se dashuria për muzikën dhe përkushtimi ndaj saj kalojnë përtej kufijve të moshës.

R.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?