Prifti Don Francesco Spagnesi

Bota

Prifti i shfrenuar italian i arrestuar për drogë rezulton HIV-pozitiv

22 Shtator 2021, 06:40| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 06:48

  • Share

Don Francesco Spagnesi, prifti 40- vjeçar i arrestuar një javë më parë në Prato për trafik droge rezultoi pozitiv me sëmundjen seksualisht të transmetueshme HIV.

Dyshimet e para të autoriteteve lindën kur panë gjendjen e priftit si dhe kur zbuluan për detajin e festës së shfrenuar që Don Francesco Spagnesi kishte organizuar me partnerin e tij. Akuzave të priftit i shtohet edhe përpjekja për plagosje shumë të rënda. Megjithatë partneri i Don Spagnesi nuk po hetohet në lidhje me situatën ndërsa përsa i përket personave të ftuar në aheng ata i janë nënshtruar një testimi nga ku 2 kishin dale pozitiv me HIV. Një kontroll shtesë iu krye edhe besimtarëve në shtëpinë ku ai jetonte me partnerin e tij.

Ndërkohë, peshkopi i Pratos, Imzot Giovanni Nerbini, ka emëruar një administrator të ri të famullisë për kishën e Shpalljes në Castellina, Don Daniele Scaccini, i cili tashmë ka në kishë një eksperiencë prej dhjetë vitesh.

Ora 02:54
U arrestua për drogë dhe rezultoi pozitiv me HIV, reagon prifti italian: Nuk njoh më veten nga kokaina

Pas arrestimit një javë më parë të priftit 40- vjeçar italian Don Francesco Spagnesi ai ka reaguar për mediat italiane tërësisht i penduar. Don Spagnesi i justifikon veprimet e tij duke ja lënë fajin drogërave, për këto veprime të cilësuara si të turpshme ai u kërkon falje të gjithëve.

"Nuk e njoh më veten, vorbulla e kokainës më ka gëlltitur. Droga më bëri të tradhtoj famullitarët e mi, më bëri të them gënjeshtra, më bëri të ndërmarr veprime për të cilat kam turp. Tani jam HIV pozitiv nga SIDA. I kërkoj falje të gjithëve ”, u shpreh prifti Spagnesi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?