Prigozhin një i vdekur që është duke ecur! Mediat: Shërbimet ruse kërcënuan familjarët e Wagner

27 Qershor 2023, 13:51| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 13:57

  • Share

 

Shërbimi i Sigurisë Ruse ka mbyllur çështjen penale ndaj Wagner, në një kohë që mercenarët po përgatiten për dorëzimin e pajisjeve të rënda ushtarake. Nga ana tjetër mediat amerikane thonë se vendimi i Prigozhin për anulimin e kryengritjes, erdhi pasi shërbimet ruse kërcënuan familjet e grupit.

“Njeriu i vdekur duke ecur". Me këtë shprehje të përdorur për të dënuarit me vdekje, ditët e fundit shumë rusë, por edhe perëndimorë, i referohen shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin .  Por sot Shërbimi i Sigurisë Ruse i Rusisë (FSB) vendosi të mbyllë "çështjen penale" të kryengritjes së armatosur në Wagner , e cila u zhvillua të shtunën. 

"Gjatë hetimit të një çështjeje penale të nisur nga departamenti hetimor i FSB-së së Federatës Ruse më 23 qershor në lidhje me ngjarjen e kryengritjes së armatosur, u konstatua se më 24 qershor, pjesëmarrësit ndaluan veprimet që synonin drejtpërdrejt të kryenin një krim. Duke marrë parasysh këtë dhe rrethana të tjera që lidhen me hetimin, , autoriteti hetimor nxori një vendim për mbylljen e çështjes penale ”, tha FSB.

Kujtojmë se, në reagimin e tij të parë pas fillimit të kryengritjes të shtunën, Vladimir Putin i përshkroi veprimet e Prigozhin dhe grupit të tij si një "aventurë kriminale, një goditje me thikë pas shpine Rusisë dhe tradhti", të motivuar nga ambicie të tepruara dhe interesat personale. Njëkohësisht, dje në një fjalim të ri ai theksoi se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Ndërkohë, po bëhen përgatitjet për transferimin e pajisjeve të rënda ushtarake Wagner në njësitë aktive të forcave të armatosura ruse, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.  Avioni privat i Prigozhin mbërriti në Bjellorusi mëngjesin e sotëm. Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko të shtunën për t'i dhënë fund rebelimit të armatosur të mercenarëve të Wagner, Prigozhin pritet të transferohet në Bjellorusi. Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se, Shërbimet e Sigurisë Ruse, kërcënuan familjet e udhëheqësve të grupit Wagner përpara Prigozhin, të vendoste të ndalonte marshimin e tij në Moskë të shtunën. Ka dyshime se  kjo mund të ketë qenë arsyeja që ai mori vendimin për të anuluar papritur operacionin ushtarak.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lukashenko e konfirmon: Prigozhin është në Bjellorusi! Goditet restoranti në Kramatorsk, tre të vdekur


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?