Kreu i grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin, i është rikthyer ankesave në Ministrinë Ruse të Mbrojtjes se mercenarët e tij ende nuk po marrin municion të mjaftueshëm në Bakhmut teksa luftojnë në Ukrainën lindore. Në një transmetim audio në Telegram, Prigozhin tha se ministria e mbrojtjes - e cila ka premtuar të garantojë të gjitha njësitë luftarake burimet që u nevojiten ka mbajtur takime të gjata për çështjen e furnizimeve me predha, por ende nuk ka ndonjë përparim.
"Ne nuk po marrim municion të mjaftueshëm, ne po marrim vetëm 10 për qind," tha Prigozhin, duke vënë në dukje se njerëzit e tij ende vazhdojnë të përparojnë në Bakhmut.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Forcat ukrainase përparojnë me 2 kilometra në Bakhmut! Kuleba: Kjo kundërofensivë e jona mund të mos jetë e fundit
B.V/ReportTv.al