Primabalerina Adela Muçollari dhe nxënësit e saj kanë gjetur mënyrën më të bukur për të manifestuar kthimin e shpresës pas largimit të rrezikut nga Covid-19, pandemia që izoloi jo vetëm shqiptarët, por mbarë botën në harkun kohor të një viti.
Mënyra më e bukur e saj është rikthimi i gjallërisë së jetës përmes mrekullisë së artit dhe dhe bukurisë së fëmijëve me shfaqjen “Vallëzo me ne”. Këta fëmijë, duke i koordinuar lëvizjet kaq bukur dhe duke u kujdesur për njëri- tjetrin iu dhuruan emocione prindërve dhe të pranishme në këtë koncert gala.
Fëmijët perfomuan numra të ndryshëm të repertorit si “Can Can”, “Don Quixote”, “Barby girl”, kërcime klasike, “La sylphide” në amfiteatrin jashtë Akademisë së Arteve
Pas përfundimit me sukses të shfaqjes, secila prej balerinave të vogla ka një emocion për të shprehur për Report Tv: Këto vajza të mençura nuk harrojnë të falënderojnë edhe mësuesen e tyre të baletit.
Prima balerina Adela Muçollari ndihet e lumtur dhe e quan një ogur të mirë daljen në mjedisin publik me nxënësit e saj. Për Adela Muçollarin kjo është një sprovë që do të thotë se Shqipëria ka shumë talente dhe njerëz që e duan artin:
Ka shumë shpresë, jo vetëm për baletin shqiptar tek këto lule të jetës që e shprehin inteligjencën e tyre me një gjuhë koreografike kaq të bukur.