Adela Muçollari, primabalerina e talentuar e Teatrit tonë të Operas dhe Baletit është bërë nënë në ditët e para të këtij viti. Ajo dhe bashkëshorti i saj Helton Shkurti u bënë prindër të Lukas me 6 janar.
Nëna dhe djali gëzojnë shëndet të plotë. Lukas është fëmija e parë i ciftit dhe redaksia e Shqiptarja.com i uron jetë të gjatë e plot shëndet.
Nuk e dimë nëse do të jetë talenti i baletit i mamasë Adela, apo pasioni i futbollit i babait Helton që do të shndrisë për Lukasin e vogël, deri tani e dimë që ai vjen në një mjedis plot dashuri dhe përkujdesje për të.