Kujtim Gjuzi

Primaret e Berishës, Kujtim Gjuzi propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës

3 Nëntor 2022, 14:00| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 17:26

  • Share

TIRANË- Kujtim Gjuzi është propozuar si kandidat për të garuar në Primaret e Berishës për bashkinë e Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkresë Partia Konservatore drejtuar kreut të Rithemelimit Sali Berisha.

Përballë në garën brenda Tiranës kreu i Partisë Konservatore do të ketë deputetin e Rithemelimit Belind Këlliçi dhe mjekun ilir Alihmehmeti.

Belind Këlliçi bëri me dije se kishte vendosur që të kandidonte në primaret e Berishës për të qenë ai kandidat nga opozita përballë Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 2023. Në një fjalim të gjatë selia nga e PD, deputeti thotë se vendimin për të kandiduar e mori për të prezantuar një model të kundërt nga kryebashkiaku aktual. Nga ana tjetër mjeku Ilir Alimehmeti ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për primaret, por publikisht ai nuk ka mohuar se nuk dëshiron që të marrë pjesë në garë.

Ndërsa Alihmehmeti, me gjuhën e një mjeku, ka thënë se “Tirana është e sëmurë dhe ta gjithë bashkë duhet ta shërojmë”.

Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit. Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

Dokumenti i dorëzuar nga Kujtim Gjuzi 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona Jon: 03/11/2022 18:08

    I pa pam je Kujtim ti je e ardhmje e Tirones. Para fitore me ty ecim drejt universit.

    Përgjigju
  • Fatmir: 03/11/2022 15:23

    O kujtim ore kujtim Puna jote aferim Gamor ti gamor kush t’vuni Sot a neser ju ngel vec huni

    Përgjigju
  • LLOSHI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 03/11/2022 14:59

    O çfar tmerri Kujtim Gjuzi kanditatur për kryebashkjak. A e kuptoni o Shqiptar ça i ka bo maloku hajdut kriminel salhe bajga Shqipris sëbashku me Hajdutin spiun Ilir Metaj. Obo bo bo bo i shkreti Shqiptar ka mbaruar o i uruar.

    Përgjigju
  • Ben: 03/11/2022 14:53

    Bravo Gjuzo.Duhet edhe nje idiot karagjoz.Te uroj fitore ne primare dhe duhet te fitosh,sepse edhe ato qe votojne nivelin tend kane.Perpara Gjuzo!

    Përgjigju
    • Topja: 03/11/2022 16:39

      Kujtim gjuzi do fitoje nje pjate fasule me leng avdalli.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?