Politikë

Primaret e PD-së/ Beqiri: Lojë e Saliut për t'u dukur si demokrat! Bala: Kishte paqartësi! Elezi: Nuk ishin serioze, njerëzit nuk dinin listat

3 Mars, 17:56| Përditesimi: 3 Mars, 18:01

  • Share

TIRANË - Primaret e PD-së për listën e deputetëve të 11 majit të mbajtur më 1 mars, u diskutua pasditen e sotme në ‘Studio Live’. Anri Bala theksoi për Arbër Hitajn se këto primare kishin shumë paqartësi të dyshimta.

'Unë e kam topin penalltinë e gjuaj vetë. Primaret kanë paqartësi. Më të mëdha kanë qenë me listën e Tiranës, Dibrës, Lezhës. Problemi në listën e Tiranës ka kandidatë me zero vota. E dyshimtë. Kemi rastin e Lezhës, kam  procesverbale kush është i pari dhe i dyti.

Në Tiranë, Ori Nebiaj në zgjedhjet e kaluara ishte si risi dhe mori shumë vota. Ishte më lart se Berisha. Tani në primaret nuk kalon 40 vota. S’ka mundësi që me mbështetje të tillë nuk merr vota nga anëtarësia. Këtu është vendosur si kanë dashur këta.'

Më tej, Ibsen Elezi, ish kryetari i PD-së në Kukës, shtoi se këto primare nuk ishin serioze.

'I njëjti problem që nuk korrigjohet nëse njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se duhet ndërruar politika e dirigjimit në lënien e debatit dhe politikës në dorën e anëtarësisë. Të mendosh primare serioze ku nuk ka debat, s’di njeri lista, as degët. Më e rëndë futja e njerëzve sipas interesave të njërit apo tjetrit. Kjo nuk është fair-play. Para se të flitet për primare duhen përcaktuar kritere bazike kush merr pjesë. Duhen dhe rregulla të qarta loje. Nuk është panoramë e qartë se kush do kandidojë, si duhet vepruar. E kujtojnë demokracinë urdhër. Këto primare me këto standard kthehen në negativitet. Këta duan të vendosin në lista njerëzit e tyre. Duan të jenë të përgatitur për çdo situatë kuvendin e ardhshëm.'

Edhe për avokatin Idajet Beqiri, primaret ishin lojë që Berisha të dali si demokrat dhe mbrojtës i votës.

'Ishin një tip loje, që Berisha bën në situatën e zgjedhjeve që jemi me qëllim që të hiqet si demokrat i kulluar, edhe gjithçka i beson shumë votës edhe duke i besuar votës e nis nga pastërtia e vet dhe kërkon që edhe vota e shqiptarëve të jetë e lirë. Është një farsë e dalë boje. Kur shqiptarët shohin këta duke bërë zgjedhje, i shikon mendja tek zgjedhjet e majit 1996, kutën 2 mln e 300 mijë vota në kuti. Dolën më shumë vota se zgjedhës. Listat e paraqitur janë të vjetra. Firot në anëtarësi i kompensojnë me vota. Duket farsa, falsitetit. Duket ajo që është për të ardhur keq si luajnë. Na bëjnë sikur jemi nivel kaluar mediokrit. Më e tmerrshme deklarata që bën Berisha. Njeriun më të afërt të tija i japin 34 vota. Njerëzit sa e dëgjojnë emrin Adriana Kalaja, ka blerë një diplomë avokati, ka mbaruar ekonomi, për faqe të zezë. Madje Berisha e arrestoi. Nuk fitoi Kryetare e Gjykatës në PD.

Berisha i bindur se ata që kanë dalë në primare nuk janë në rrethin e privilegjuar të Saliut. Aty janë Floriana Garo, Adriana Kalaj, Gjin Gjoni, ai atje në Durrës Ndoja. Këta nuk kanë fituar por do i fusë se janë besnikët e tij. Primaret i bëjnë kot.'

Për Elezin faj nuk ka vetëm Berisha por edhe ata që janë poshtë tij.

'Fajet në raste të tilla janë të tërë atyre që janë pjesë e procesit. Kur të gjithë e shohin procesin jo normal, nuk përbën sens. Ka njerëz nga bota akademike, futesh në garë dhe nuk të jepet mundësia të biesh në kontakt me njerëz. Është dhe faji i këtyre që thonë po ç’të bëjmë? Ngri zërin, kaq.'

Bala reshtoi dhe disa kleçka të tjera të Berishës.

'Kleçka e Berishës, e para jo vetëm statuti por është me ligji duhet të ketë bilanc të gjinisë në kandidim. Përveç kësaj për listën e deputetëve kanë futur përkatësinë fetare. Duke u futur aleatët, gjinia, përkatësia fetare, vërtet këta të primareve, pse votat e Vorës dhe Paskuqanit dolën të pavlefshme?'

Beqiri nënvizoi edhe një herë rreshtimin e Berishës krah Belerit, një personazhi anti-shqiptari.

'Të fillosh luftën brenda partisë tënde, që të ka bërë presidenti dhe kryeministër, ti të nisësh me të luftë civile dhe të marrësh me vare dhe bombola gazi dhe të bësh masakër të vërtetë dhe ta rrëmbesh sërish partinë vetëm për të mbrojtur familjen tënde. Nga një njeri i tillë mos prisni veprime pozitive. Është njeri i kapur. Nuk e di ai që me Belerin nuk merr vota. Shqiptarët Belerin e kanë armikun e tyre të betuar, na vrau ushtarët në postë.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?