Politikë

Primaret e PD-së, mbahen në 1 mars, Report TV siguron udhëzimin! Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në këshillin kombëtar të PD-së (DOKUMENTI)

12 Shkurt, 17:20| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:44

  • Share

TIRANE-  Më në fund, Partia Demokratike e ka një datë se kur do të mbahen primaret. Procesi i votimit të anëtarësisë përmes së cilit do të përcaktohen kandidatët e saj për deputetë do të zhvillohet më 1 mars

Bashkë me datën, edhe një rregullore, që në fakt këtë herë demokratëve do ia vështirësojë futjen në listat e kandidatëve për në Kuvend.

Primaret do të bëhen në rang qarku, por kandidatët do të duhet të kalojnë një kuotë minimale të votave të demokratëve, kuotë që do të caktohet në çdo qark në varësi të anëtarësisë.

Në mbyllje të Primareve për Kuvend konsiderohet i kualifikuar i kandidat që merr numër të barabartë votash ose më të madh sesa kuota minimale. Kuota minimale përcaktohet sipas një përllogaritje që bazohet në numrin e banorëve, anëtarëve të PD, numrin e votave të PD-së në zgjedhjet e fundit parlamentare si dhe numrin e fundit të votuesve në proceset e brendshme”

Por vota e demokratëve nuk mjafton.

Për të qenë kandidat zyrtarisht i PD, të kualifikuarit nga vota e demokratëve duhet të kalojnë edhe një test të dytë, që në rregulloren e primareve cilësohet si ‘angazhim në kauzat e PD’.

Me gjasë, Berisha do vërë në peshore edhe mbështetjen e atyre që duan të bëhen pjesë e listave, në betejën e tij personale, në tërësinë e kauzave të PD-së në këto vite.

“Pas mbylljes së votimit, Kryesia e PD bën renditjen përfundimtare të tyre. Në renditjen përfundimtare, kryesia merr në konsideratë edhe faktorë të tjerë: -Aktivitetin dhe kontributin politik

-Angazhimi në mbrojtje të vlerave dhe kauzave opozitare

-kontributin në procesin e regjistrimit të emigrantëve

Për këtë të fundit, Berisha ka përcaktuar edhe një kuotë, 300 emigrantë të regjistruar për secilin.

Ndryshe nga sa Berisha kishte deklaruar, rregullorja mbron edhe drejtuesit politikë, duke i lënë jashtë votës së demokratëve. Drejtuesit politikë nuk do të jenë në primare, madje ata do të jenë ‘gardianët’ e procesit.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura Sali Berisha u justifikua para këshillit kombëtar pse mbrojti drejtuesit politik 

"Primaret thotë statuti, por Kryetarët e qarqeve jam përpjekur t’i përzgjedh persona të votuar, me eksperiencë elektorale dhe aktivitet publik. I kam caktuar të barabartë. Nuk kanë kërkuar asnjë kusht kur u bë bashkimi. Nuk mund të pranoj që ata të mos jenë Kryetarë qarku. Ju ftoj ta miratoni këtë, edhe pse ka një devijim nga Statuti" tha Berisha

Në mbledhje u kërkua që të votohen dhe drejtuesit politik.

"Të votohen dhe drejtuesit politik. Ose t'i kalojne votimit në qark. Kryetaret e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqje pasi ata jane zgjedhur me votë" ka thënë Bujar Leskaj, Drejtuesi politik i Vlorës.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

Ora 19:34
Primaret në PD/ Debatet me dyerve të mbyllura në Këshillin Kombëtar, Leskaj kundër Berishës: Duhet të votohen edhe drejtuesit politik

1739385313_pd.JPG

Janë zbardhur debatet pas dyerve të mbyllura në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD, teksa po diskutohej për primaret e lëna për datën 1 mars. Myslim Murrizi u shpreh parimisht dakord për primaret, por sipas tij duhet të jenë të hapura.

'Jam dakord me statutin për primaret, por duhet të jenë të hapura. Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen , pse ndryshe do të duhet të ndodh për drejtuesit politik? Askush s'mund të na ndajë, në disa politikanë inferior e disa superior. Bëjini kombëtare primaret, është vrastare kjo formule. Aq më tepër me një votë. Mos kini frikë nga lobimi i brendshëm. Unë do hyj në primaret e Tiranës dhe dua të jem në lista të hapura. Duhet të shihni dhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Duhet të ketë kujdes përzgjedhja e aleatëve.'

Më tej ka folur dhe deputeti Bujar Leskaj, i cili është drejtues politik në Vlorë. Leskaj u shpreh se primaret nuk duhet të bëhen me datën 1 mars.

'Duhet të votohen edhe drejtuesit politik. Ose t'i kalojne votimit në qark. Kryetaret e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqje pasi ata janë zgjedhur me votë. Nuk jam dakord me datën 1  Mars për mbajtjen e primareve. Kjo pasi ke kohë deri në 4 Mars  jemi të angazhuar me votën e Diasporës.'

Ora 18:33
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në këshillin kombëtar të PD-së, Berisha justifikohet pse ‘mbrojti’ drejtuesit politikë 

Report Tv zbardh bisedën e kryetarit të PD-së në mbledhjen me dyer të mbyllura në këshillin kombëtar të PD-së. Në mbledhjen me dyer të mbyllura Sali Berisha u justifikua para këshillit kombëtar pse mbrojti drejtuesit politik 

Ne arritëm të bashkoheshim. Kishim problem në grupin parlamentar, por ky bashkim u bë në betejë.
Deputetët u bashkuan në mosbindje civile në Kuvend nga më të fuqishmet.
Kuvendi për shumë kohë ishte epiqendra e aksionit tonë.
45 vetë ishim, por e mbajtëm peshën e qëndresës dhe të rezistencës.
Arrestuan Kryetarin e PD-së.
Nuk e arrestuan më parë se grupi parlamentar ishte i përçarë.
Nuk pranova ndryshimin e emrit të Partisë kur nuk na jepnin flamurin dhe siglën tonë.
Bashkimi ynë tmerroi qeverinë. 
Ky bashkim është shumë i rëndësishëm, është shumë i sinqertë.
Unë jam i drejtë me ju.
Bashkimi ishte marrëveshje xhentëlmenësh, e cila nga Sali Berisha nuk thyhet kurrë.

Për këtë arsye, kur caktuam drejtuesit e qarqeve sipas një tradite 25-vjeçare të PD-së, caktuam si Belind Këlliçin ashtu edhe Gjekmarkajn, Boçin, Bardhin, etj.
Besoj se kjo ishte e drejtë. Kjo përfaqësonte bashkimin tonë.

Primaret thotë statuti, por Kryetarët e qarqeve jam përpjekur t’i përzgjedh persona të votuar, me eksperiencë elektorale dhe aktivitet publik.
I kam caktuar të barabartë. Nuk kanë kërkuar asnjë kusht kur u bë bashkimi. Nuk mund të pranoj që ata të mos jenë Kryetarë qarku. Ju ftoj ta miratoni këtë, edhe pse ka një devijim nga Statuti.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?