Primaret në Partinë Demokratike kanë ngritur edhe më shumë dyshime pas përfundimit të procesit të votimit dhe zvarritjes me atë të numërimit dhe shpallës së rezultateve.
Një tjetër zë i radhës që i ka kritikuar ashpër është ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili në një postin në faqen e tij në rrjetin social, ka akuzuar drejtuesit e PD-së se po trukojnë votat e primareve, duke ka kërkuar përsëritjen e tyre.
Ai shprehet se ka marrë 400 vota, por procesi në dy prej qendrave, si në Vorë dhe Paskuqan ka pasur parregullsi, teksa ngre edhe dyshime për mosshpalljen e rezultateve.
Postimi i plotë i Myslim Murrizit:
“Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë. Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatet që nuk e di se sa vota ka marë.
UNË KAM MARRË 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI, AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT.
Prandaj boll e mbllaçitet si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë, se çdo vonesë shton dyshimet për proçes jo të rregullt. Për 2 degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë të numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujtdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi.
Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive, se nuk jua kanë borxh!
KJO ËSHTË “STERVITJE”. NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ!
Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen.
RESPEKTE E MIRËNJOHJE PËR 400 DEMOKRATËT QË MË VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NË BETEJËN ME REGJIMIN”.
Postimi i ish-deputetit demokrat, Myslim Murrizi, për Primaret
Komente
