Muslim Murrizi duke votuar

Politikë

Primaret e PD-së/ Ish-deputeti Myslim Murrizi: Boll e mbllaçitët rezultatin e zgjedhjeve, çdo vonesë ngre dyshime! Përsërisni zgjedhjet në Vorë e Paskuqan

2 Mars, 21:42| Përditesimi: 2 Mars, 22:33

  • Share

Primaret në Partinë Demokratike kanë ngritur edhe më shumë dyshime pas përfundimit të procesit të votimit dhe zvarritjes me atë të numërimit dhe shpallës së rezultateve.

Një tjetër zë i radhës që i ka kritikuar ashpër është ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili në një postin në faqen e tij në rrjetin social, ka akuzuar drejtuesit e PD-së se po trukojnë votat e primareve, duke ka kërkuar përsëritjen e tyre.

Ai shprehet se ka marrë 400 vota, por procesi në dy prej qendrave, si në Vorë dhe Paskuqan ka pasur parregullsi, teksa ngre edhe dyshime për mosshpalljen e rezultateve.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

“Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë. Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatet që nuk e di se sa vota ka marë.

UNË KAM MARRË 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI, AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT.

Prandaj boll e mbllaçitet si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë, se çdo vonesë shton dyshimet për proçes jo të rregullt. Për 2 degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë të numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujtdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi.

Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive, se nuk jua kanë borxh!

KJO ËSHTË “STERVITJE”. NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ!

Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen.

RESPEKTE E MIRËNJOHJE PËR 400 DEMOKRATËT QË MË VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NË BETEJËN ME REGJIMIN”.

Postimi i ish-deputetit demokrat, Myslim Murrizi, për Primaret

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?