Primaret e ‘Rithemelimit’/ Berisha: Sot jemi forca më e fuqishme politike, në partinë tjetër dëgjohen vetëm klithmat e kryetarit

4 Dhjetor 2022, 21:20| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 21:48

  • Share

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së numërimit të votave në ‘Primaret’ e Rithemelimit në pjesën më të madhe të rretheve. 
Berisha tha se sot Rithemelimi ishte forca më e fuqishme politike në Shqipëri pas zhvillimit të këtyre zgjedhjeve të mbajtura gjatë ditës së sotrme në kuadër të përzgjedhjes të kandidatëve që do të garojnë për krerët e bashkive në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 majt të vitit të ardhshëm. 

“Unë kam bindjen se sot çdo anëtar edhe anëtare e PD-së, ndihen më të lirë, ndihem në dinjitozë, më të movituar se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së. Në të gjitha këto procedura, sovrani për partinë Demokratike ishte anëtarësia, as kryetari dhe as kryesia. Pra vendosëm në këtë mënyrë një standart demokratik të paparë më parë në Shqipëri. Çka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike në Shqipëri, forcën më të përkushtuar për liritë e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve të saj. Primaret e sotme shënuan gjithashtu hapjen e vërtetë reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre, nuk mund të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo i PD-së. Jo të gjithë kanë qenë vullnet i lirë i kandidatëve apo propozim i lirë i anëtarëve”-tha Berisha. 

Mes të tjerash hodhi akuza ndaj partisë Socialiste për mostransparencë ndaj anëtarëve.

“Në partinë tjetër njëlloj si në ligjin e mafias nuk pipëtin asgjë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë të dhënë se ç’ndodh në atë shpellë përveçse klithmat e përditshme të kreut të asaj force politike që mund të jetë gjithçka vetëm jo demokratike”- shtoi kreu i Rithemelimit. 
 


Lajmi kryesor:

Përfundon votimi për primaret, Berisha: Procesi s'ishte i përsosur! 7 bashki në balotazh! Ja disa prej fituesve


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?