Mbyllet balotazhi i Primareve të Berishës në 5 bashki! Kush janë kandidatët e Rithemelimit, Uka fitues në Dibër me 1 votë diferencë

11 Dhjetor 2022, 08:34| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 22:36

  • Share

Këtë të diel, PD e Sali Berishës ka zhvilluar rivotim të 2 kandidatëve që rezultuan më të votuarit në primaret e së dielës së kaluar do të ketë në bashkitë Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat. Edhe në bashkinë e Fushë Arrëzit shkoi në balotazh por gara është shtyrë për një datë tjetër.

Nga ora 08:00 deri në 18:00 është zhvilluar procesi i votimit dhe më pas nisi numërimi i votave për kandidatët në 5 bashki.

Në Fier fitues është Evdar Kodheli me 579 vota, ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.

Në Mat është shpallur fitues Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.

Në Librazhd fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota,  ndërsa kandidati tjetër, Arianit Leka mori 227 vota.

Në Mirditë u shpall fitues Albert Mëlyshi me 528 vota ndërsa Aleksandër Lala mori 332 vota. 

Në Dibër fiton Ismail Uka me 566 vota ndërsa Besnik Alku mori 565 vota.

Fituesit janë kandidatët zyrtar që do të marrin pjesë në garën e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në kushtet kur tashmë ka gati kandidatët, Berisha ende nuk ka gati mënyrën sesi do të regjistrohet në zgjedhje, në kushtet kur me logon zyrtare Enkelejd Alibeaj do të regjistrojë, i ndarë nga ish kryeministri kandidatët e tij.  Në balotazh, më 4 dhjetor dolën edhe Tirana, Kruja e Saranda, por rivali me numër më të ulët votash dha dorëheqjen gjatë javës, duke zyrtarizuar kandidatë për zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçin në Tiranë, Agron Lokën në Krujë dhe Ardit Cikulin në Sarandë. 

Më 4 dhjetor, PD e Berishës zgjodhi kandidatët edhe për zgjedhjet në bashkitë e tjera. Për bashktië e mëdha, kandidojnë Bardh Spahia në Shkodër, në Elbasan Luçiano Boçi, në Durrës Igli Cara e në Korçë Ledina Aliolli. Në 4 Bashki, Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj e Skrapar janë zgjedhur kandidatët e Partisë së Lirisë, të cilëve sipas marrëveshjes Berisha-Meta, fusha ju la e lirë. Sot Berisha përmbyll përzgjedhjen e kandidatëve për 14 majin, por nuk ka kandidat në Himar, Dropull, Finiq e Pustec, të cilat tradicionalisht i lihen partive minoritare e Malësinë e Madhe, ku nuk arriti të nxirrte asnjë kandidat. 

Ora 20:32
Primaret e Berishës në Dibër, Ismail Uka fiton balotazhin me vetëm 1 votë diferencë! Alku nuk pranon rezultatin

1670781456_numerimet.JPG

Ismail Uka ka fituar balotazhin në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Ky i fundit mori 565 vota ndërsa Uka mori 566 vota në procesin e primareve të Berishës. Alku nuk e pranon rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.

Ora 20:15
Primaret e Berishës, mbyllet numërimi në Mirditë! Balotazhin e fiton Albert Mëlyshi

Ka përfunduar numërimi i votave për 2 kandidatët e primareve në Bashkinë e Mirditë. Fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.

Ora 19:41
Primaret e Berishës/ Mbyllet numërimi në Librazhd! Balotazhin e fiton Shefki Çota

 

Mbyllet procesi i balotazhit të primareve të Berishës në Librazhd. Fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Arianit Leka mori 227 vota.

Vota në kuti ishin 659, nga të cilat 644 rezultuan të vlefshme dhe 15 të pavlefshme.

Ora 19:19
Primaret e Berishës, mbyllet numërimi në Fier! Balotazhin e fiton Evdar Kodheli

Mbyllet procesi i balotazhit të primareve të Berishës në Fier. Fitues shpallet Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.

Në votim morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Vota në kuti ishin 949, nga të cilat 939 rezultuan të vlefshme dhe 10 të pavlefshme.

Pas shpaljes fitues, Evdar Kodheli u shpreh se demokratët janë të bashkuar, gara për bashkinë e Fierit do të jetë e vështirë, por do të arrijë fitoren.

“Kjo është një fitore e të gjithë demokratëve dhe tregoi që demokratët janë më të fort se kurrë në këto momente. Është një garë, e cila na forcon, na tregoi se çfarë janë demokratë dhe çfarë janë të zotë të bëjnë demokratë, jo vetëm në qarkun e Fierit, por në të gjithë republikën. Janë me tepër vlera, dinë të bëjnë garë. Demokratët janë të bashkuar tashmë. Pavarësisht seç fitet në media, janë më të bashkuar se kurrë. Këtë do ta vërtetojë koha, do të arrijmë një fitoret vështirë, por me tepër vlera në Bashkinë e Fierit. Kandidatët garues më uruan të parët për fitoren. Nuk ka asnjë qefmbetje. Jemi të gjithë bashkë dhe kemi nja garë tepër të vështirë për bashkinë e Fierit.  

Ora 18:56
Primaret e Berishës/ Mbyllet numërimi i votave në Mat, Skënder Gjuci merr fitoren përballë Bukurosh Ballabanit

1670781456_numerimet.JPG

Numërimi i votave për 2 kandidatët e primareve në Bashkinë Mat ka përfunduar. Fitues është Skënder Gjuci me 478 vota ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.

Ora 18:37
Primaret e Berishës/ Mbyllen votimet, nis numërimi në Fier, Mirditë dhe Dibër

 

Procesi i votimit për primaret e Berisës ka përfunduar në Fier dhe Dibër ku ka nisur procesi i numërimit.

Dy kandidatët garues për Bashkinë Fier, Artur Mahmutaj dhe Evdar Kodheli dolën ne balotazh në zgjedhjet e 4 Dhjetorit, teksa gjate ditës së sotme në prononcimet mediatike janë shprehur se do të pranojnë rezultatin.

Ndërsa në Dibër kanë votuar 1140 nga 1600 anëtarë për Besnik Alkun dhe Ismail Ukën. Procesi i votimit është mbyllur edhe në Mat. Kanë votuar 676 anëtarë dhe simpatizantë të PD. Në garë janë Bukurosh Ballabani dhe Skënder Gjuci.

Në bashkinë Mirditë votuan 880 persona nga 1800 anëtarë përfshirë edhe simpatizantë që kishin te drejte vote. Në garë janë Albert Melyshi dhe Aleksander Lala.

Ora 17:03
Votimet për balotazh në primaret e Berishës në 5 bashki deri në orën 15:00: Në Fier vetëm 750 votues

1670774632_c0822d0e736f423a8c37d573df952c2b1024x521.jpg

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se votimet për balotazh për Primaret në 5 Bashki po shkon normalisht. 

Pjesëmarrja deri në orën 15.00 është si më poshtë vijon:

Mirditë:  506 votues
Dibër:  850 votues
Mat:  615 votues
Librazhd:  500 votues
Fier: 750 votues

Procesi i votimit mbyllet në orën 18.00, por degët janë udhëzuar nga KOKOE që të vijojnë nëse ka ende në rradhë anëtarë apo simpatizantë në Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e degëve të mësipërme qe ende s’kanë votuar, të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm të PD e me votë të zgjedhin kandidatin e PD për Bashki.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?