Primaret e Tiranës, ja rezultatet! Këlliçi dhe Alimehmeti në balotazh, Bogdani i treti më i votuari

5 Dhjetor 2022, 07:18| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 07:20

  • Share

Gara mes mjekut Ilir Alimehmeti dhe deputetit Belind Këlliçi ka qenë më e fortë për primaret e Tiranës. Numërimi ka përfunduar, ndërsa më i votuari rezulton Këlliçi, por sërish nuk ka siguruar 50% të votave, kështu që do të shkojë në balotazh me Alimehmetin.

I treti më i votuari është Gert Bogdani, ndërsa ndiqet nga aktori Julian Dedaj dhe Adriana Kalaja.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Adriana Kalaja - 128 vota
Belind Këlliçi - 4040 vota
Enkelejda Fejzo - 66 vota
Fatmir Merkoçi - 35 vota
Gerti Bogdani - 1819 vota
Ilir Alimehmeti - 2196 vota
Julian Deda - 157 vota

Të pavlefshme - 29 vota
Votues gjithsej – 8470


Lajmi kryesor:

Primaret e Berishës, në Tiranë ka balotazh Këlliçi-Alimehmeti! Kandidatët fitues në të gjithë vendin, 4 bashkitë që i merr Meta


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?