Kandidatja e Rithemelimit për primaret e Tiranës, Adriana Kalaja ka akuzuar Gert Bogdanin për përfshirje në skemën e inceneratorëve dhe me tej ka shtuar se bashkëshortja e tij kishte përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj.
“Një numër shumë i vogël i njerëzve përqafuan programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe që bashkëshortja e tij ka përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj, se sa të përqafojë një projekt që për mua është projekti që i duhet Tiranës për zhvillimin në 10 vite”, u shpreh Kalaja.
Lajmi kryesor:
‘Proces farsë e manipulime', dorëheqje nga ‘Rithemelimi’ dhe pakënaqësi pas ‘Primareve’! Akuza të forta për Këlliçin: Servil, 'sorosjan' brenda PD
B.V/ReportTv.al