TIRANE- Pas Helidon Bushatit, një tjetër deputet i PD tërhiqet nga gara e primareve. Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Primare.
Xhaferri tha se arsyeja e mos marrjes pjesë në primare lidhet me qendrimet e tij, kundër këtij procesi, që sipas demokratit nuk bashkojnë, por përçajnë më shumë opozitën.
“Kam qenë që në krye të herës kundër këtij modeli primaresh që më shumë e dëmtojnë sesa ndihmojnë opozitën“, është shprehur ai, citojnë mediat.
Xhaferri bëhet i dyti deputet, që heq dorë nga primaret pas Helidon Bushatit i cili njoftoi dje tërheqjen e tij nga gara për ligjvënës, për një mandat të ri në zgjedhjet e 11 majit.
Primaret në Partinë Demokratike duket se kanë shkaktuar jo vetëm paqartësi, por edhe reagime me tërheqje nga gara dhe më herët deri pakënaqësi nga deputetë dhe drejtues strukturash. Por pas vendimit të fundit për rregullat dhe garën në to, vjen një tjetër tërheqje.
Po dje njoftoi tërheqjen nga Primaret edhe anëtari i Kryesisë, njëkohësisht Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, duke u shprehur se "pas një reflektimi vendosi të mos garojë" dhe se "është koha për një angazhim të ri".
Si reagoi Berisha pas tërheqjes së dy deputetëve?
"Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim.
Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi' tha Berisha në një konferencë për medien.
Procesi i votimit të anëtarësisë përmes së cilit do të përcaktohen kandidatët e saj për deputetë do të zhvillohet më 1 mars. Ndërsa dje përfundoi afati që PD kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.
Komente

BRAVO FERDINAND,,YREGOVE QE JE QYTETAR I DURRESIT,,JO MALOK...
PërgjigjuPo 3 vjet tregoi qe ishte malok....ndersa tani meqe ju preken interesat u be prap durrsak. Si shum te tjer.