Berisha i pakënaqur me strukturat që zgjodhi vetë: Duhet më shumë punë, takoni njerëzit që të fitojmë

1 Tetor 2022, 10:36| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 17:02

  • Share

“Duhet të ndryshojmë, të dalim nga apatia 8 vjeçare...” Me këtë porosi, Sali Berisha iu drejtua demokratëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke mos fshehur notat e pakënaqësisë për procesin që synonte të ri-gjeneronte selinë blu.

Një pjesë të përgjegjësisë për keq-qeverisjen ia faturoi të tijve, duke thënë se PD nuk luftoi dhëmb për dhëmb me socialistët.

“E gjitha kjo erdhi se ne nuk ishim në lartësinë ku duhet të ishim. Sepse ne nuk ishim dhëmb për dhëmbë me të. Sepse të tjerët nuk panë tek ne forcën politike që u del zot atyre”, tha Berisha.

I kërkoi më shumë angazhim në terren, duke thënë se fitorja e Partisë Demokratike varet, jo vetëm nga lidershipi, por edhe strukturat vendore.

“Unë kam marrë gjithë kohës informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro-aktivitete. Nuk fitohet. Ato janë të domosdoshme.  Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel hyrje,blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim”, u shpreh ai.

Sali Berisha, si drejtues i PD së Rithemelimit do të jetë  kryenegociatori i të djathtëve në bisedimet me aleatët, të cilët në vendoret 2023 kërkojnë që opozita të ketë 1 kandidat.

“Sot mbyllëm rregulloren. Të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim. Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe grupi negociator, por besoj se vetë kryetari i Partisë Demokratike do të jetë negociatori kryesor, pra Berisha”, tha Paloka.

Me grupin Alibeaj nuk do të ketë bisedime, por një thirrje për bashkim, gjithsesi ‘Rithemelimi’ nuk ia kursen. Pavarësisht se cili do të jetë produkti i negociatave me partitë aleate, demokratët vendosën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që vetëm primaret do të përcaktojnë kandidatin e tyre për zgjedhjet vendore. Votën për ta përzgjedhur garuesin për qytetarin e parë, nuk do ta japë vetëm anëtarësia, por edhe simpatizantët e bluve .

(Kliko këtu ) Drafti për primaret

 

Ora 14:21
Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar, Paloka për Primaret: Do të votojnë edhe simpatizantët

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka në fjalët për mediat ka zbuluar vendimet e marra për votimet për kandidatët në primare. Pyetjes së Danjela Malokut se cili do të jetë negociatori Paloka tha se do të jetë Berisha

“Sot siç jeni në dijeni me kërkesë të Këshillit Kombëtar të kaluar u shty për sot diskutimi për regulloren e primareve pasi një pjesë e anëtarëve nuk e kishin lexuar dhe nuk e kishin parë mirë. 

Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që mund të konsiderohen risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti i PD, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD por edhe simpatizantët, të cilët siç thatë përcaktohen qartazi në statut, kush janë, si regjistrohen dhe të gjitha modalitetet e tjera që përcaktojnë figurën e simpatizantit. 

Statuti gjithashtu e përcakton që simpatizantët kanë të drjetën e votimit në primare, pra në një farë mënyre nuk është risi pasi përcaktohet qartazi në statut. 

Çështja tjetër që u diskutua është edhe ajo për kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë gjatë momentit kur kandidojnë në primare.  Pati disa propozime por u miratuar propozimi i grupit të punës dhe i kryesisë, propozim i cili u bë në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, sipas të cilit kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kandidimit funksionet do të kryhen nga nënkryetarët e degëve siç e përcakton edhe statuti i Partisë Demokratike. 

Nëse do fitojnë në primare, pra do të shpallen kandidatë zyrtarë të PD për zgjedhjet lokale atëherë statuti parashikon që ata menjëherë  nuk do të jenë më në pozicionin e kryetarit të partisë, por do të jenë në pozicionin e kandidatit për pushtetin lokal. E anasjellta, nëse nuk fitojnë në primare do të mbajnë pozicionin kryetarit të partisë. 

Gjithashtu u votua edhe për një pikë që ishte e diskutueshme, nëse do të ketë balotazh midis kandidatëve dhe me votim u vendos që balotazhi do të qendrojë si proces gjatë votimit. 

Këto ishin 3 risitë, pjesa tjetër është pjesë që është zbatuar edhe në primaret për partinë. 

Pyetje: Si do të zgjidhet çështja me aletatë e partisë, a do të ketë negociatë me ata? 

Paloka: Menjëherë pas ditës së sotme meqë ishte procesi i miratimit të rregullores, në një farë mënyre pengesë të themi në thonjëza për këtë çështje, menjëherë do të nisin kontaktet me aletatët, me të cilët do të bashkërendohet puna dhe gjithçka tjetër.  

Detajet se si do të veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t’u lihet një zonë e lirë apo modalitete e tjera, do të përcaktohen gjatë këtyre bisedimeve. 

Pyetje: Kush do të jenë negociatorët me atelatët?

Paloka: Sot mbyllëm rregulloren. Të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim. Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe grupi negociator, por besoj se vetë kryetari i Partisë Demokratike do të jetë negociatori kryesor, pra Berisha. 

Pyetje: A pati anëtarë të Këshillit Kombëtar që kërkuan datë proteste? 

Paloka: Kjo është një çështje që ishte në rendin e ditës, u diskutua dhe u morrën dhe vendimet e duhura që ju do t’i merrni vesh në kohën e përshtatshme. Z.Biberaj bëri një propozim për një çështje që është diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar.- deklarata e plotë e Palokës 

Ora 12:43
Ish-deputeti i PD i drejtohet Berishës: Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi, duhet protesta

 

Është shoqëruar me debate mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së së Sali Berishës. Anëtari i këtij këshilli, ish deputeti Aleksandër Biberaj, tha se duhet aksion politik dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht. Sipas tij Edi Rama nuk rrëzohet me konferenca, por me një axhendë të qartë. 

Biberaj: Propozim për të futur në rend dite aksionin politik që duhet ndërmarrë. Qytetarët presin aksion politik. Kaloi korriku e po vjen tetori e të gjithë shpresonim për një aksion politik. Rama me grupet kriminale ka ardhur koha që s’kanë më nevojë për denoncim, s’ka shqiptar që se di si është ai. Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi. PS e shndërroi në sekt Rilindje dhe të njejtën ka bërë për Shqipërinë dhe nuk lejon votime të lira. Situata është shumë më e zjarrtë se sa këtu, ka shkuar në një situatë të tmerrshme. Si nuk lë zgjedhje. kujtoj Durrësin që ditën e votimit votuesit shkonin para zyrës së PS merrnin zarfin dhe pastaj votonin. Nuk shkohet në zgjedhje me Ramën e bandën e tij. Duhet ta rrëzojmë me të gjitha mënyrat. Ky është figura më e errët që ka nxjerrë Shqipëria.

Berisha: PD e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumë planëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet.  Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë.

Ora 11:43
Shtyrja e fashës 800 kliovat, Berisha sulmon Ramën: Sillet sikur e nxjerr energjinë nga shtëpia e tij! Ka rekorde botërore cinizmi

 

Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, sa i takon shtyrjes së fashës 800 kilovat të energjisë elektrike.

‘Dje thotë e hoqa fashën, sot thotë nuk është hequr. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia  e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ku ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje nuk e sheh i duhet sateliti për ta parë. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet në qendër të tij është Edi Rama.’- tha Berisha.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • andi: 01/10/2022 20:25

    turp ti vij ketij qe mban pd peng

    Përgjigju
  • Gjati: 01/10/2022 19:25

    Ky sdi nga lidhet gomari merret me strukturim partie

    Përgjigju
  • Ilion: 01/10/2022 19:22

    O sali o **** prite spakun se po vjen

    Përgjigju
  • Haha: 01/10/2022 19:01

    Loqe Paloqe

    Përgjigju
  • Hasan: 01/10/2022 15:22

    Ohu he se vec brockulla do jen si gjithmone

    Përgjigju
  • Dijon: 01/10/2022 15:22

    Per ca do flasin kto m plak skuptoj kto skan as opozit as asgje

    Përgjigju
  • Luan: 01/10/2022 14:05

    Nese nuk eshte rritur cmimi ne shqiperi i energjise nuk e ke meriten ti o ujk plak , po rama sepse ne momntin qe erdhi ne pushtet i vendosi cmim tavan hidrocentraleve te energjise qe ti ia dhe privatit.

    Përgjigju
  • Alban: 01/10/2022 14:03

    Jo o plaku mere nuk e nxjerr nga shtepia e tij po e blen tek ato hidrocentrale qe ti ia dhe privatit.

    Përgjigju
  • Begu: 01/10/2022 12:47

    Po Ju. qe jeni renditur para plakut Mere-Salih Berisha, e po e shihni e po e degjoni, keni mendje ta kuptoni kuptoni!!Vertet cka eshte teper,teper eshte!!!

    Përgjigju
  • ina: 01/10/2022 12:27

    te ishim ne kohen tate tsh sdo e kishe perballu dot kte kriz globale energjitike po do e kishe len popullin pas dore ashtu sic di ti

    Përgjigju
  • eris: 01/10/2022 12:26

    aman m ky esht idiot a ben vet i merr fjalet i derformon sipas qefit tvet nderkoh del keq. pfff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?