Sali Berisha

Politikë

Primaret, premtimi i harruar i Berishës

6 Janar, 14:47| Përditesimi: 6 Janar, 14:49

  • Share

Kur Sali Berisha u rikthye në krye të PD-së me rithemelimin, premtoi primaret si thelbin e demokracisë në parti. Edhe kur mori vulën, edhe kur iu bashkuan deputetët e Bashës, iu premtoi atyre dhe gjithë demokratëve se zgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD-së do të bëhej përmes procesit të primareve në parti. Është premtimi kryesor i Berishës për reformimin sipas tij të Partisë Demokratike.

Sa herë e pyesin gazetarët kur do të zhvillohen primaret ai përgjigjet: Po, po do jenë.. Dhe ndryshon temë. 
Kanë mbetur katër muaj për të mbërritur tek dita e zgjedhjeve dhe shanset për të organizuar primaret nuk janë më. Vetë Berisha e shmangu pyetjen e gazetarëve sot në daljen e  tij para SPAK, ashtu siç e ka shmangur edhe herë të tjera kur është pyetur nga gazetarët.

Duke shmangur primaret, Berisha i lë të gjithë deputetët gojëkyçur, të përulur dhe në rresht për një deri ditën klur ai të publikojë listën e kandidatëve për deputetë.
Deri atëherë, të gjithë deputetët e PD-së me në krye Gaz Bardhin do të kërcejnë vallen sipas melodisë së Berishës.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/01/2025 02:59

    Kujtoni se /primaret/i beri per demokracine e reformimin e partise?! Jo,i beri per amerikanet,se mos kushedi i hiqnin damken,meqe po bente votim,sipas modelit te tyre,gjithashtu kishte dhe problemin e vules.Tani vulen e morri dhe damken e pa qe se heq dot, i morri dhe Bardhin me cete Bashes e i duket sikur ka fituar boten,keshtu qe per primaret,ku ju kam pare,thote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?