Primaret te ‘Rithemelimi’, 2 ish policë për Bashkinë Kamëz! Përballë Asllan Dogjanit do të jetë Arjan Hoxha, i njohur për përfshirjen në vrasjen e Xhuvanit

7 Nëntor 2022, 11:59| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 12:19

  • Share

Asllan Dogjani dhe Arjan Hoxha janë 2 kandidatët që kanë zyrtarizuar deri më tani kandidaturën e tij për primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Kamzës.

Pas Asllan Dogjanit, ka qenë ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Arjan Hoxha që ka prezantuar sot kandidaturën. Hoxha do të jetë në garën e 4 Dhjetorit përballë një tjetër ish figure të lartë që vjen nga radhët e Policisë së Shtetit, Asllan Dogjani.

Duke folur nga Selia blu  Hoxha tha se në këtë garë nuk do të ketë të fituar dhe të humbur dhe nëse ai nuk zgjidhet kandidat i PD-së, do t’i japë dorën fituesit.

“Kur vendosa t’i bashkohem lëvizjes reformuese dhe rithemeluese të Dr. Berishës, e bëra me bindje të plotë se vota dhe vullneti i anëtarëve duhet të jetë në thelb të një partie politike. Veçanërisht një partie politike që solli idene e pluralizmit dhe votës së lirë në Shqipëri. Me këtë bindje, garova edhe në zgjedhjet për kryetar të PD-së Kamëz dhe me votëbesimin tuaj masiv, ia dolëm. Nga dita e parë që jam zgjedhur në drejtimin e PD-së Kamëz, e kam ndjerë peshën e përgjegjësisë së këtij pozicioni. Prandaj, së bashku me ekipin drejtues të degës i jemi vënë punës për të takuar çdo demokrat, për ta falënderuar për kontributin e tij, për të dëgjuar idetë dhe për ta ftuar që të vazhdojë kontributin brenda familjes tonë politike. Pikërisht këto takime e biseda, më kanë nxitur dhe inspiruar që të përfshihem në garën e brendshme të primareve për kandidat për Bashkinë Kamëz. Unë besoj fort se primaret janë manifestimi më i bukur i demokracisë dhe votës së lire.

Ekipi im dhe unë kemi punuar fort gjatë kësaj kohe për bashkimin e demokratëve në Kamëz dhe Paskuqan, e në një masë të madhe, besoj se ia kemi dalë. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin tim do t’i shumëfishoj takimet dhe kontaktet me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, në mënyrë që në zgjedhjet e 14 Majit të jemi të gjithë bashkë për të festuar clirimin e Bashkisë Kamëz nga pengmarrja e Edi Ramës dhe Rakip Sulit, e kthimin e saj qytetarëve. Qytetarët e Valiasit, Zallmnerit, Bulceshit, Bathores, Laknasit, Frutikulturës, Paskuqanit dhe Babrrusë meritojnë më shumë dhe ne demokratët jemi më të gatshëm se kurdoherë, të punojmë me ta dhe për ta, për më mirë e më shumë”, tha ai.

Arjan Hoxha njihet edhe për përfshirjen e rëndë në Elbasan ku u vra Pjerin Xhuvani, në lagjen '5 maji' në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 21 prillit 2021. Arjan Hoxha ishte pjesë e grupit të armatosur të PD, që e quanin Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku pas një konflikti në Elbasna Arbër Paplekaj ka qëlluar duke i marrë jetën Pjerin Xhuvanit. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të policisë, që ish njoftuar për konfliktin nga vetë Arjan Hoxha. Megjithatë për këtë çështje prokuroria ka marrë të pandehur vetëm Arbër Paplekajn. 

Asllan Dogjani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka shpallur kandidaturën para 4 ditësh për Primarët që do të zhvillojë Sali Berisha për kandidat për kryetar në bashkinë Kamëz. Një një fjalim nga selia e PD-së, Dogjani prezantoi kandidaturën dhe planin e tij për të bërë Kamzën dhe Paskuqanin vend ku qytetarët të jetojnë me dinjitet. Ai u bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së që t marrin pjesë masivisht më 4 dhjetor për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati për kryetar te Bashkisë Kamëz.

Ora 17:29
Procesi i Primareve të Rithemelimit, Gjergj Gjata shpall kandidaturën në Korçë: Është momenti të jap kontributin në shërbim të vendit tonë

1667838626_f00408acfc36402097ce282b87b3f164.jpg

Procesi i Primareve brenda Rithemelimi po nxjerr emra të rinj të kandidatëve potencial të cilët priten të përballen me njëri-tjetrin, në votime të brendshme të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së së Berishës.

I pari që shpalli kandidaturën për Primaret në Korçë është mjeku Gjergji Gjata, një emër i përfolur në strukturat e PD-së në Korçë. Nëpërmjet një deklarate në faqen e tij zyrtare në facebook për shpalljen e kandidaturës, Gjata thotë:

“Te nderuar miq dhe dashamirës, Demokratë dhe demokrate!

Nisur nga kërkesa e vazhdueshme e shumë prej jush, por edhe ndjeshmërisë njerëzore dhe qytetare, për ti shërbyer njerëzve dhe qytetit në një dimension tjetër, kam vendosur të shpall kandidaturen time në primaret që zhvillohen nga koalicioni opozitar për kryetar Bashkie të qytetit tonë.

Është momenti që gjithsecili prej nesh të japë kontributin e tij në shërbim të vendit tonë, për të ndaluar  regresin, largimin masiv të shqiptarëve shkaktuar nga keq-qeverisja si në nivel qëndror ashtu dhe atë lokal. Të gjithë së bashku ne duhet të kthejmë shpresën për qytetarët tanë. Ju faleminderit për mbështetjen!”

Emra të tjerë janë përmendur për kandidatë të mundshëm për primaret, ndër ta ai i Ledina Alollit Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Fan S. Noli. Ndër të tjerë emra është dhe Irvin Bode. Një kandidaturë tjetër e propozuar nga baza është ajo e ish deputetes dhe anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike Eleina Qirici, por sipas burimeve ajo nuk ka shprehur ambicie për të shpallur kandidaturën.

Ndërkohë që Korça e ka kandidatin e parë për këto primare, duket se në Pogradec ende nuk janë shpallur kandidaturat e mundshme. Emrat më të përendur nga strukturat janë disa, ndër ta Eduart Kapri i cili udhëhoqi Bashkinë Pogradec për katër vjet dhe konkurenti i cili vështirëson pozitat e kryetarit aktual të Pogradecit. Nga burime të brendshme në PD-në e Pogradecit ai është mbështetur dhe propozuar nga një pjesë e konsiderueshme e bazës, por duket se hetimi i filluar në 13 korrik 2021 nga SPAK, është një pengesë për primaret e kësaj kandidature, deri në përfundimin e hetimeve.

Nën kryetari i PD-së Pogradec Olger Muçllari, ka shprehur ambicien për të kandiduar në këto primare, gjithashtu ka marrë mbështetje dhe nga një pjesë e bazës. Duket se Primaret e PD-së po kthejnë në Pogradec Zini Tollozhinën, i cili ka mbajtur një sërë pozicionesh në kryeqytet prej vitesh. Një emër tjetër i propozuar nga baza është ai i Bajram Fezollarit, presidentit të Televizionit SOT7, një kandidaturë e cila është propozuar nga baza për të 3-tën herë. Në zgjedhjet e 2015, Fezollari ishte një prej emrave që kryesia e PD-së në Pogradec e porpozoi në qendër për kandidat të mundshëm për Bashkinë e Pogradecit, por duket se Eduart Kapri në atë kohë mori mbështetjen e Lulzim Bashës, përball Fezollarit.

Përsa i përket Devollit, emri më i lakuar nga baza mbetet ai i Deputetit aktual dhe ish Kryetarit të Bashkisë Bledion Nallbati. Duket se Nallbati ka mbështetjen më të madhe në bazë, por ende nuk dihen ambiciet e këtij të fundit. Nëse Nallbati do të kandidojë për primaret, ai duhet të lërë në mes mandatin e deputetit të fituar në vitin 2021.

Duket se gara mes demokratëve të rithemelimit do të jetë e ashpër në Qarkun e Korçës, kur dega e Korçës ende vuan përçarjen e cila u krijuar nga zgjedhjet e kryetarit dhe kryesisë së rithemelimit. Ndërsa në qytetet e tjera të qarkut duket se ende nuk ka pasur një aksion politik ku bashkë me të do të rigjeneroheshin figura të reja për primaret.

Ora 13:42
'Primaret' për zgjedhjet lokale, zbulohet kandidati i parë për Fierin, Kodheli: Nuk ka më kohë për këdo që e do atdheun

Në kuadër të primareve brenda partisë Demokratike, Edvar Kodheli ka prezantuar kandidaturën e tij për bashkinë e Fierit. Nëpërmjet një deklarate, ai ka bërë me dije se kishte vendosur të kandidonte në mënyrë që në garë të përzgjidhej më i kualifikuari për të sjellë ndryshimin e duhur.

“Kam vendosur të kandidoj i sigurt se: Nuk ka më kohe për këdo që e do atdheun , e do Shqiperine. Nuk ka më kohe të mendohemi se mbase ndryshimi vjen vetë, Nuk ka më kohe të bëjmë spektatorin. Nuk ka më kohë të lejojme te kapemi nga politika e korruptuar. Nuk ka më kohë të drejtohemi nga pa-aftësia , neglizhenca , korrupsioni, dhe arroganca. Nuk ka më kohë të vazhdojë hemoragjia e largimit te te rinjve, zhvlerësimi i pedagogeve, mjekëve, apo cdo profesioni te lire. Gara eshte ajo qe perzgjedh me te mirin, me te kaulifikuarin per te bere ndryshimin e duhur. Kjo eshte arsyeja që, si qyetar, si perkrahes i Partise Demokratike, si njeri i lirë dhe pa paragjykime, apo i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat ne Primaret që organizon Partia Demokratike për Kryetarin e Bashkisë Fier”-deklaroi Kodheli.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ml polic i vjeter: 07/11/2022 12:40

    Te dy polic, te dy injorante, te humbes, te dy fondamentalista.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?