Princ Leka dhe Blerta Celibashi

VIP & Spektakël

Fejesa magjike e Princ Lekës dhe Blerta Celibashit në jugun e Shqipërisë

11 Tetor, 21:39| Përditesimi: 12 Tetor, 11:05

  • Share

Princi i kurorës, Leka Zogu II dhe partnerja e tij Blerta Celibashi janë fejuar në një ceremoni elegante të zhvilluar buzë detit në jug të Shqipërisë.

Faqja zyrtare mbretërore ka shpërndarë lajmin , ndërsa ditën e djeshme në media u publikuan foto nga ceremonia si dhe detaje nga dekori i zgjedhur nga çifti.

“OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR

NJOFTIM ZYRTAR

Familja Mbreterore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i

Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.

Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, thuhet në njoftim.

K.M/K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lok: 12/10/2025 11:37

    T'i referohesh zoterise me titullin Princi i Kurores, i njeh te drejten e pronesise se krejt viseve shqiptare. Do sugjeroja ti drejtoheni me emer, Leka Zogu. Kaq. Ose nese doni pak vanity edhe nipi i ish-mbretit te veteshpallur.

    Përgjigju
  • five company: 12/10/2025 06:42

    Ne kendveshtrimin e nje lajmi per showbiz, mendoj se veshjet nuk jane "firmato". Do kete natyrisht diskutime rreth make up te nuses, por te do te mbaroje me shprehjen " cudia me e madhe 3 dite zgjat". Gjithashtu, i kujtoj ciftit, shprehjen se kur " miu e ben rruge, eshte e veshtire te nderroje drejtim.." Post Scriptum: Te martohesh per te krijuar familje apo te martohesh per te shitur showbiz news??

    Përgjigju
  • Iris: 12/10/2025 04:29

    Urime ciftit!

    Përgjigju
  • ATDHETARI: 11/10/2025 23:10

    Dhe Italia ka patur mbret.Ajo e lejoj futjen në shtin amë pa i njohur ofiqet dhe shumë nga pasuritNe jo vetëm që e lejuam por i njohën pronat,ofiqet dhe deri në marrien në punë në presidenc,e kudi unë në institucione të shtetit.Ne nuk dimë arsimimin pale më që ai të dijë të shkruajë mirë gjuhën SHQIPE.Duke filluar nga të parët e tij dhe ai vehtë nuk jan gbak mbretëror por gjak i prishur shqiptar,e shumta kriminel deri dhe orduner.Shqipëris nuk i mungojnë djemtë e vajzat që të rringrejnë NËNËN. A i deklaron të ardhurat me të cilat jeton dhe na u martoka edhe përsëri si dhe burimin e tyre???A mundet gazeta juaj të sqaroj opinionin publik se a jan shfuqizuar vendimet e 24 Majit 1944????Unë që po ju shkruaj kam pjestar të mitë të vrarë nga Ahmet Zogu në portin e Durësit për të mos përhapur diturin në Shqipëri(i asgjëshari quhetHasan Bitincka(Hysi).

    Përgjigju
    • Poshte: 12/10/2025 10:09

      U martua kusari me leket e hajduterise . Biri i vrasesit te Shqiperis. Gjyshja e tij Geraldina jetoj me nje derr dhe u be si ai . Pagoj kriminelin killerin me pagese Zh Mustafen e na shkateroj gjithe harmonic qe kur na vrau djalin me te mire ne fis Se donte fron per djalin Shtriga geraldin . Sherbimet Angleze prezantuan foton e saj me killerin ne portin e new zeland dy dite para se te mbrinte krimineli ne Shqiperi . Rrace e poshter e burgajetit me therepelin Gjeti Fshatari fshataren Doli ne orgjine

    • Nuredini: 12/10/2025 08:30

      Më vika keq që t‘paska ndodhê k‘shu i nderuar, po qeveritë e tanishme dhe të shkuarat nuk kanë pasë, si për shumë gjëra qëndrim korrekt, për aq sa di dhe unë, për vete flas,është shumë e habit‘shme por njëkohësisht dhe e përgëzueshme që se si Shqiptarët që nga shumë burime quhen si njerëz hakmarrës, kur dihet që Mbretëris së asaj kohe, i faturohen shum vrasje dhe ca florinjë të zhvendosur…..kam pas nji xhaxhain tim, (ndjesë pastë)që kur erdhi i jati i ktit dhëndrrit në 97 për të bërë fushatë për t‘hypur n‘pushtet, thoshte erdhi ky, i jati thoshte na ndiqte me Xhandarrët e tij nëpër Shkëmbinjë, për t‘na marrë dhitë dy kishim m‘bas shpirtit gjithë familja ! Kështu që unë personalisht i uroj prapë të trashėgohet, dhëndërrit Princ dhe e ruajtë zoti nga të kqijat që t‘parët e tij ndoshta dhe i kanë bërë ndoshta dhe jo, n‘fund të fundit ky personalisht është i ri dhe nuk mban përgjegjsi, për dëmet që kanë sjedhë t‘parët e tij!! Për t‘mirat duhet ti shijojë pse jo

  • Urime: 11/10/2025 22:46

    Urime me date shume te rendesishme fitorja e kombetares shqiptare me gol te Manaj ! Urime ciftit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?