Princ William

Bota

Princ William: Përqendrohuni në shpëtimin e planetit Tokë dhe jo në udhëtimet në hapësirë

14 Tetor 2021, 14:02| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 14:04

  • Share

Shpëtimi i Tokës është më i rëndësishëm sesa kërkimi i jetës në planetët e tjerë, tha Princi William në një intervistë për BBC, përpara ndarjes së çmimit mbretëror ‘Earthshot’.

Ky është një çmim prestigjioz për ata që japin një zgjidhje për të ndihmuar ndjeshëm mjedisin.

Duka i Kembrixhit sugjeroi që ne kemi nevojë për disa nga mendjet më të mëdha të botës "për të ruajtur këtë planet, duke mos u përpjekur që të gjejmë planetët të tjera për të shkuar dhe për të jetuar".

Princ William, ju referua turizmit hapësinor, vetëm disa ditë pasi aktori i Hollivudit William Shatner u bë personi më i vjetër që shkoi në hapësirë.

Shatner u dërgua në hapësirë ​​në kapsulën nën-orbitale ‘Blue Origin’ të krijuar nga miliarderi dhe personi më i pasur në botë, Jeff Bezos, duke ndjekur gjurmët e mbi 500 të tjerëve deri më tani.

Që nga korriku 2021, gjithsej 574 njerëz nga 41 vende kanë shkuar në hapësirë, sipas kriterit të FAI.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?