Tre fëmijët e princit William dhe Kate Middelton kanë sjellë për të gjithë një video sensibilizuese.
Ata kanë duartrokitur për të gjithë mjekët infermierëet dhe vullnetarët që janë në vijën e parë të rrezikut për të shpëtuar të prekurit nga COVID-19.
“Për të gjithë mjekët, infermierët, kujdestarët, farmacistët, vullnetarët dhe stafi tjetër i NHS që punojnë pa u lodhur për të ndihmuar ata që preken nga COVID19, faleminderit”, kanë shkruar në postimin e tyre.
Tre pasardhësit e familjes mbretërore që kanë dalë në video janë princi George, 6 vjeç, princesha Charlotte, 4 vjeç dhe princi Louis,1vjeç.
Kujtojmë që princi Charles, gjyshi i tyre dhe djali i madh i mbretëreshës Elisabeth është diagnostikuar me COVID-19.
Lajmi kryesor: