Princesha e Uellsit Kate Middelton bëri një paraqitje surprizë përkrah Princit William gjatë vizitës së tij në Southport.
Atje, ata patën një takim privat me familjet e tre fëmijëve që vdiqën në një sulm me thikë korrikun e kaluar.
Më pas çifti mbretëror u takuan edhe me punonjësit e shërbimeve të urgjencës që iu përgjigjën incidentit tragjik, raporton Daily Mail.
Dalja e Kate ishte një surprizë për të gjithë pasi kjo është një nga paraqitjet e saj të pakta publike këtë vit që prej kohës që u diagnostikua me kancer.
Mesa duket me përfundimin e kimioterapisë, princesha ka nisur që dalëngadalë t’i kthehet detyrave të saj mbretërore.