Princ Harry

Princi Harry i padëshiruar në kurorëzimin e mbretit Charles?

12 Janar 2023, 13:23
  • Share

Në qendër të vëmendjes së fundmi ka qenë familja mbretërore, e cila u gjend në “mes të stuhisë” pas publikimit të dokumentarit “Harry and Meghan”, dhe librit “ Spare ” që erdhi për të sjellë para syve të miliarda njerëzve gjendjen e vështirë dhe personale e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Informacioni i fundit ishte se ata donin që Mbreti Charles , pavarësisht "bombave" të njëpasnjëshme që shpërthyen në Buckingham, të mos mund të mbante më larg djalin e tij më të vogël dhe të dëshironte praninë e tij në kurorëzimin.

Por, tani gjërat duket se po marrin një tjetër, Harry dhe Meghan duket se janë çdo gjë tjetër veçse të dëshirueshëm në pallat.

Në librin e tij, Harry duket se ka nxjerrë në pah “të palarat” e tij dhe të familjes.  Sipas informacioneve nga Daily Mail, Princi Harry nuk do të jetë i mirëpritur në kurorëzimin e babait të tij në maj për shkak të... "Spare".

"Familja pret që Harry dhe Meghan të gjejnë një arsye për të mos qenë atje ", tha një burim për "The Independent".

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?