Princi William, reagoi si rrallë herë për një tragjedi të ndodhur pas rrëzimit të një avioni në Kenia. Nëpërmjet një postimi në twitter, Princi bën me dije se në rrëzimin e avionit kishte ndërruar jetë shoku i tij Mark Jenkins dhe djali i tij.
"Dje, humba një mik, i cili ia kushtoi jetën e tij mbrojtjes së kafshëve të egra në disa nga parqet kombëtare më të njohura të Afrikës Lindore. Mark Jenkins dhe djali i tij Peter, humbën jetën tragjikisht kur fluturonin mbi Parkun Kombëtar Tsavo ndërsa kryenin një patrullë ajrore,"-shkruan William në reagimin e bërë.
“Mendimet e mia janë me gruan, familjen dhe kolegët e Markut, të cilët fatkeqësisht kanë humbur një njeri që të gjithë e donim dhe e admironim”, shtoi ai.
Sipas detajeve të dhëna nga Shoqëria Zoologjike e Frankfurtit, Mark dhe Peter po kryenin një patrullë ajrore për David Sheldrick Wildlife Trust kur avioni u rrëzua. Mark ka punuar më parë për Shërbimin e Kafshëve të Egra në Kenia dhe Shoqërinë Zoologjike të Frankfurtit.