ilustruese

Bota

Princi Xhorxh mbush 12 vjeç/ Familja mbretërore në Angli publikon foton e tij të re (FOTO)

22 Korrik, 12:06| Përditesimi: 22 Korrik, 12:17

  • Share

Një fotografi e re e Princit Xhorxh është shpërndarë ndërsa Familja Mbretërore në Angli feston ditëlindjen e tij të 12-të. Fotografia, që tregon Xhorxhin duke buzëqeshur ndërsa mbështetet në një portë druri, është bërë nga fotografi Josh Shinner në fillim të këtij viti në Norfolk.

Llogaria zyrtare në X e Familjes Mbretërore e ripostoi imazhin me një mbishkrim ku shkruhej: "I urojmë një ditëlindje të lumtur Princit Xhorxh!"

 

Wishing a very happy birthday to Prince George! ?? https://t.co/MyJaqIruup

— The Royal Family (@RoyalFamily) July 22, 2025

 

Princi dhe Princesha e Uellsit shpesh ndajnë fotografi të fëmijëve të tyre me ndjekësit e tyre - shumë prej të cilave të bëra nga fotografja amatore e apasionuar Kate në raste të veçanta si ditëlindjet. Më herët këtë vit, familja mbretërore ndau një foto të Princeshës Charlotte që Kate e bëri me një iPhone gjatë një vizite në Cumbria për ditëlindjen e saj të 10-të.

Princi George Alexander Louis lindi në Spitalin "St Mary" në Paddington, në Londër, më 22 korrik 2013. 

A.I/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?