FIER - Me uljen e temperaturave gjatë këtyre ditëve të janarit është vënë re një rritje e numrit të të prekurve nga virozat e gripit. Në pediatrinë e Spitalit të Fierit në vetëm 24 orë janë regjistruar 60-80 vizita.
Mjeku pediatër, Dhimiter Dhamo, thotë se në spital në 24 orët e fundit janë shtruar 20-30 fëmijë, ku grupmosha më e prekur është 0-1 vjeç. Gjithashtu ai shton se shumë fëmijë pasi marrin mjekimin vijojnë trajtimin në shtëpi.
“Rastet që kanë ardhur janë për virozat, rreth 70-80 raste në 24 orë për vizitë edhe pse nuk është një fluks i madh. Sidomos fëmijët e vegjël 0-1 vjeç janë më të prekur me temperaturë dhe rrufë. Fluksi pritet të shtohet dhe prindërit të tregojnë sa më shumë kujdes sidomos temperaturës te fëmijët nën 1 vjeç”, tha mjeku pediatër Dhimiter Dhamo
Mjeku Dhimtër Dhamo shprehet se në këtë periudhë fluksi nuk mund t’i përballojnë dot me një staf prej 3-4 mjekësh pediatër. Sipas tij ky është një problem që ka ekzistuar prej vitesh dhe që vazhdimisht është bërë kërkesë për shtim të bluzave të bardha.
“Nuk ka mjek të rinj pediatër specialist si dhe të ketë një gërshetim mes mjekëve të rinj dhe të vjetër mungon. Nuk ka mjekë pediatër”, tha Dhimiter Dhamo
Ne spitalin e Pediatrik të Fierit në 2019 ka nisur një investim nga ministria e Shëndetësisë për të rikonstruktuar godinën e spitalit.