Eriseld Abedini, Klevis Ruçaj dhe Sikela Përroj

Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë???

10 Mars 2023, 18:43| Përditesimi: 10 Mars 2023, 20:13

  • Share

Kam frikë. Po, po, kam frikë. Dje, zemra desh më "doli nga vendi", sa im bir u përgjigj në tel. "Mam jam me shokët"- më tha. Kaq desha, i dëgjova zerin, pasi nuk isha në Tiranë. Merak nëne, pasi dhe djali hipen në makine me shokë.

E lexova lajmin e kobshëm në WEB-e. Mu zu fryma. Tek kaloja radhët një e nga një, mësoja me shumë detaje nga aksidenti i frikshëm. O zot, mjerë jeta e tyre, mosha e tyre, mjerë nëna...

Djali 20 vjeç! Një vit me patentë, makinë që kushton mijëra euro... Dy vajza, në moshë po aq të re, mikesha të djalit, që pëlqejnë të bukurën dhe të hedhin video në Tik-Tok, ndahen nga kjo jetë, pasi donin të dhuronin spektakël në rrjete sociale.

Nuk e di nëse ka statistika apo jo, por po të ndjekësh një kronologji të ngjarjeve, nuk do shumë koment. Aksidente të frikshme. Viktimat: Mosha mesatare 20 vjeç. Makinat superluksoze... Si i blejnë këta fëmijë makinat? Ku i gjejn lekët një 20-vjeçar për një të tillë?

A janë përgjegjës prindërit e tyre? Po. Një 20-vjeçar është akoma në botën e ëndrrave, por një prind nuk mund të fluturojë..

Të dashur baballarë të pasur dhe me lekë, ju mund të shkulni flokët, mund të ulërisni, mund të bëni çfarë të doni.. fëmijet nuk i sillni më në jetë, më parë duhet t’i mendoni këto gjëra, më parë..

Të dashur të rinj, moshtarë të dy fëmijëve të mi, bëni kujdes, jeta është e shtrenjtë! Bëni kujdes, me një vit patentë nuk je shofer!

Bëni kujdes! Shpejtësia të vret!

Bëni kujdes, jeni në lule të rinisë.. shijojeni.

Unë sot kam frikë. Ndërkohë që po shkruaja këto rreshta, dy aksidente të tjera dhe dy jetë të humbura.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkoder: 11/03/2023 17:59

    Kam pas fatin te punoj per nji njeri te pasur ne itali dhe nji moment djali i tha baba pse nuk ma blen nji ferrari se dhe pabuksat e kan ,pergjigja ishte ik o pjerdhu qe ktu i tha kur ta fitosh vet blej qa te dush ti!!

    Përgjigju
  • Erdis: 11/03/2023 11:07

    Djal babe cohu ne oren 10 prej gjumi ec rruges me tik tok bej video pic hic edhe jeta vazhdon disa kane ngelyr mbi tok disa mbuluar me dhe jeta vazhdon dhe keshtu vazhdoni me super makina me lek pa pune tik tok edhe mir e keni

    Përgjigju
  • Italia: 11/03/2023 05:00

    Problemi ne shqipri jan patentat me lek nuk din rregullore fare prandaj ndodhin te gjitha keto kemi qen dhe vet ne fillim na ka ruajtur zoti kur e mora drejt perdrejt ne itali thoje qysh kam na makin se jan gjenaf ne lule te rinis

    Përgjigju
  • Anisa: 10/03/2023 20:20

    PRINDI MUND TJA PLOTESOJ FEMIJES POR JO KESHTU MENDOJN SE ME MAKINA TE MIRA I BEJN MIR FEMIJES SIDOMIS SOT NE KETO KOH BREZI I RI ESHT TERBUAR FARE ,PRINDER INVESTONI PER FEMIJET TUAJ TE KEN DIJE, I MESONI TE DALIN NE JET TE BEHEN TE DENJ PER VETEN E TYRE SE NUK ESHT MAKINA GJITHCKA ,POR JETA E FEMIJVE QE TE INVESTONI PER SHKOLLAT ,DIJET DHE JETEN SA I BLENI MAKINA TE SHTRENJTA I TERBONI DJALI BABES POR E CONI VET DREJT TERBIMIT .

    Përgjigju
    • Or bablok or tejjjj: 11/03/2023 19:38

      A nuk te pelqen por ttejjjj,ndro kanal e shko ne bjeshke

    • Or tej: 11/03/2023 00:01

      Uli germat or teeeejjjjj

  • romeo: 10/03/2023 19:40

    Titulli duhet te jete PRINDER IDJOTE... Cte mbjellesh do korresh o kafshe...

    Përgjigju
    • Sina Sina: 11/03/2023 21:11

      Nuk u jepet fëmijëve makina më shumë se 1200 kubikë çfar bën shteti? Dalin policët për se për të vënë gjobat në semafor sigurimi i makinës për të rinjtë duhet të jetë sipas cilindratave të makinës jemi prindër vetë e një këshillë ju jap mos i merrni në qafë fëmijët duke u realizuar të gjitha dëshirat nu shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e këtyre fëmijëve në lule të rinisë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?