Alvaro Morata dhe bashkëshortja

Prindër për herë të katërt, bashkëshortja e Alvaro Moratës përfundon në terapi intensive

10 Janar 2023, 21:58| Përditesimi: 10 Janar 2023, 22:02

  • Share

Alice Campello dhe Álvaro Morata kanë realizuar ëndrrën e tyre për të qenë prindër të një vajze, kjo pas tre djemve. Vogëlushja ka ardhur në jetë të hënën më 9 janar, siç ka shpjeguar në kanalet e komunikimit futbollisti i Atlético Madrid. “Bella ka lindur dhe ajo është e mrekullueshme”, thotë Morata. Sulmuesi tregon edhe për gjendjen shëndetësore të modeles italiane e cila sot qëndron në terapi intensive në "Clínica de Navarra": “Ajo është shumë e fortë”.

“Fatkeqësisht, pas lindjes që ka shkuar shumë mirë, Alice ka filluar të ketë komplikacione që na kanë frikësuar shumë. Tani për tani ajo ndodhet në terapi nën kujdesin e mjekëve më të mirë dhe pak nga pak do shërohet plotësisht”, vijon Morata. “Ne nuk duam të ndalojmë së falenderuari të gjithë mjekët që kanë qenë të dashur, mirëkuptues dhe kaq profesionistë në çdo kohë.  Nuk kemi fjalë t'ju falënderojmë për atë që keni bërë dhe ndjej një admirim të jashtëzakonshëm për ju”, shton ai.

Morata përfiton nga rasti të falënderojë të gjithë fansat që kanë dërguar mesazhe. "Faleminderit të gjithëve për mijëra mesazhet që kemi marrë. Ne ju dërgojmë një përqafim shumë të fortë dhe do t'ju tregojmë për gjendjen e Alice”, përfundon lojtari.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?