Lira Gjika, psikologe

Sociale

“Prindër që shkrihen gazit me foshnjat e tyre”, psikologia Lira Gjika: Frika s’largohet duke i përplasur fëmijët në ujë

23 Korrik 2018, 11:56| Përditesimi: 23 Korrik 2018, 12:00

  • Share

Psikologia Lira Gjika, në një shkrim të fundit në faqen e saj në Facebook, është ndalur tek sezoni i verës dhe marrëdhënia e prindërve me fëmijët e tyre në plazh.

Gjika ka treguar një ndodhi në një plazh në Shqipëri, ku një gjyshe ka futur një fëmijë në ujë për t’i mësuar lezetin e ujit. Fëmija sipas psikologes, filloi direkt të qante, ndërsa e ëma qeshte. Psikologia iu bënë thirrje prindërve të mos përplasin fëmijët në ujë, sepse Gjika thotë se dëmtohen mekanizmat e empatisë tek fëmija.

Statusi i plotë:

Në një nga plazhet e jugut, një gjyshe nga këto të zonjat, që e kapin situatën për “brirësh”, i mori fëmijën dy vjec nënës nga dora dhe e futi në det, që t’i mësonte “lezetin e ujit”. Fëmija filloi të ulerije i tmerruar, por pa dobi, nëna rrinte dhe e shikonte duke qeshur dhe sikur nuk mjaftonte nëna indiferente, me të u bashkuan edhe të rritur të tjerë që qeshnin me ulërimat e fëmijës.

Ky zakoni makabër i të rriturve, që qeshin apo shkrihen gazit me fëmijën e vogël të tmerruar nga mospërfillja dhe frika, vazhdon të jetë praktike e zakonshme pa na preokupuar për pasojat që mund të shkaktojë. Prindër dhimsuria nuk është nje gje e lindur, ajo mesohet e zhvillohet nëpërmjet sjelljes së prindërve ndaj femijës dhe më pas edhe nga të rritur të tjerë pranë fëmijës.

Prindër kini kujdes nga këto sjellje tuajat. E para, frika nuk largohet duke e “përplasur” fëmijën në ujë dhe duke qeshur. Kjo mënyre vetëm dëmton mekanizmat e empatisë. Ju mund tu vijë për të qeshur por fëmija është i tmerruar. E dyta, a ju ka shkuar ndërmend se si do të ndiheshit në një situatë të tillë, që ju të ishit të tmerruar dhe ata që ju kanë në dorë të qeshin e tallen ? Prindër mos luani me emocionet e pa formuara të fëmijeve tuaj dhe mos u çudisni nëse një ditë fëmija juaj, mund të bëhet i pandjeshëm dhe indifferent ndaj të tjerëve, kështu e keni “gatuar” me indifference dhe të qeshura kur ishte keq.

Lira Gjika, psikologe

Komento

Komente

  • Prind: 24/07/2018 10:33

    Kjo "psikologia" nuk me pelqen fare. Po fare ama! Kam rreth vetes kolege, shoke, shoqe, qe jane rritur nga prinder qe nuk e kane njohur Lira Gjiken. Njeri me i mire se tjetri jemi. Tani, e kemi dhe ndonje huq, por kush s'ka... Na del tani njera dhe thote qe te gjithe ne (perfshire dhe ate vete) qenkemi rritur/prinderuar gabim. Po te them vetem dicka Znj. Lira: Zonja ime dhe une, kemi rritur dy femije. Pa marre leksione prej teje, as prej komshies, as prej gjyshes, i kemi rritu me instiktet prinderore dhe me ate qe na eshte dukur me e arsyeshme, logjikshme apo quaje cte duash. Njeri/a eshte i/e shkathet, ka qef muziken, plazhin dhe ka syze dhe han bamjet dhe qepet, tjetri/a eshte me i/e mbyllur, ka qef youtube, pishinen, ska syze dhe nuk ha as bamjet as qepet. Njeri/a me puth 3 here para se te flere e tjetri/a 4 here... Zj Lira, besomeni, keshillat tuaja nuk bejne 1 lek. Ju pershendes.

    Përgjigju
  • Aks: 23/07/2018 13:18

    A ka mundesi me shume shkrime e keshilla te tilla neper mediat tona? A ka mundesi psikologeve dhe pediatreve t'u jepet nje hapesire e vecante ne tv, radio, gazeta, ne cdo forme ku njeriu eshte i prekshem, i arritshem? Kemi probleme te theksuara ne edukimin e qenieve te reja, sic e ve ne dukje Lira. A ka mundesi t'i "agresojme" njerezit me te tilla informata dhe jo me breket e Luanes apo Ences? Vertete lajmet edukative nuk sjellin shume klikime, por formojne nje shoqeri me te mire, e per kete kemi nevoje.

    Përgjigju
    • Mirela: 23/07/2018 23:33

      Me ne fund nje koment per te qene...Bravo

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?