Një telefonatë e pazakontë mbërriti në sallën operative të Policisë së Tiranës, në një orë të vonë të natës, në një prej ditëve të para të tetorit. Burrë e grua po denonconin të birin 20-vjeçar, jo për dhunë në familje apo kanosje, siç janë rastet me të shpeshta të ngjashme. Burime nga policia vendosën që identitetin e personave të përfshirë t’a mbajnë të fshehtë, duke synuar jo emrat por mesazhin.
Kur shërbimet e policisë mbërritën në banesë, në një rrugicë pranë ish-Stacionit të Trenit, u gjendën të habitur. Çifti i bashkëshortëve, me të cilët rrinte edhe i biri, jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike. Ata i kishin gjetur djalit të tyre, brenda një çante shpine, një sasi të konsiderueshme kanabis sativa, e cila ishte ndarë në doza të vogla, gati për t’u shitur. Në çantë u gjetën më shumë se 1 kg lëndë narkotike kanabis. Prindërit e djalit nuk kishin asnjë dijeni se ai merrej me shitje droge, e megjithatë nuk nguruan dhe thirrën në ndihmë autoritetet, duke zgjedhur një rrugë të vështirë, e megjithatë, ndoshta, më të saktën.
Por, i biri i tyre 20-vjeçar nuk ishte krejtësisht i panjohur për policinë, pasi njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Prindërit e të riut i thanë policisë se javët e fundit kishin vërejtur lëvizje të çuditshme të të birit, sipas të cilëve ishte jo i qetë dhe më agresiv se zakonisht. Celulari i binte gjithë kohës, u tha e ëma oficerëve, ndërsa të krijonte përshtypjen se merrte urdhra nga dikush tjetër, çfarë shtoi jo pak merakun se i biri po merrej me diçka të paligjshme.
I denoncuar nga vetë prindërit, i riu u arrestua dhe tashmë pritet të përballet me akuzën “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, teksa procedurat në lidhje me rastin kanë nisur nga ana e policisë dhe prokurorisë. Dy prindërit preferuan arrestimin e djalit të tyre, se sa vijimin e tij në një rrugë pa krye, e cila në të ardhmen mund t’i rrezikonte edhe jetën.
Vetem mall jan tu pi pellazgo iliret…. Ne fakt e ka thene edhe Donald Trump: shqiptaret jane agresiv nese inatosen jemi ne luften e tret boterore.
Përgjigju