Prindërit e fëmijëve me sindromën Down të shqetësuar, kërkojnë prioritet vaksinimi: Nuk e dimë se çfarë do të bëhet, nuk kemi asnjë informacion

22 Mars 2021, 13:06| Përditesimi: 22 Mars 2021, 13:14

  • Share

TIRANË-Dea Caushi është një vajzë e talentuar me sindromën Down, e cila si gjithë të tjerët u gjend e papërgatitur përballë situatës që i ka prekur të gjithë. Mamaja e saj  znj. Arziko Caushi në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” tregoi vështirësitë që kanë qenë të shumta për shkak të ndërpresjes së mësimit dhe aktiviteteve të tjera që vajza e saj ndiqte përpara pandemisë:

“Shumë e vështirë, si për të gjithë ne jo vetëm për Dean, sepse shkolla na u ndërpre, terapitë u ndërprenë, Dea shkonte dhe në aktivitete ju ndërpre dhe ajo, e çoja edhe për fiskulturë u ndërpre dhe ajo. Në shkollë Dea ka bërë mësim online, mirëpo ka qenë shumë e vështirë për fëmijët tanë sepse vinin këtu tek qendra bënin terapi, takonin shokët kurse tani është shumë e vështirë, mbetën mbyllur brenda.E kemi të nevojshëm ne të tjerët, jo fëmijët tanë që e kanë të nevojshme sidomos kur vinin këtu që bënin terapi, takonin shoqërinë e tyre dhe tani janë izoluar brenda dhe janë kthyer mbrapsht .

Përpos sfidës së jashtëzakonshme shpirtërore, fizike dhe ekonomike për familjet që kanë fatin të kenë një fëmijë të vecantë, tashmë jetojnë edhe me frikën e infektimit,duke rritur kështu nevojën e këtyre personave  për përkujdesje të specializuar. Znj.Arziko Caushi u shpreh se duhet të jetë prioritet vaksinimi kundër covid-19 edhe për personat me sindromën Down.  Ndërsa  tha se nuk ka asnjë informacion nëse vajza e saj do të jetë e përfshirë në kategorinë e atyre që duhet të vaksinohen sa më parë dhe se si mund të reagojnë kundrejt vaksinimit:

‘Në të vërtetë nuk na kanë thënë asnjë gjë, ne për vaksinën kemi dëgjuar vetëm në televizor, nëpërmjet portaleve, ama në lidhje me fëmijët tanë  absolutisht asgjë. Nuk e dimë se cfarë do të bëhet thjesht kemi marr vet informacione por s’dimë asgjë çfarë do bëhet dhe si do reagojnë këto fëmijë” u shpreh ajo për emisionin “Rreze Dielli”.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?