Foto ilustruese

Bota

Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale: Kurrë mos falni një gënjeshtar

26 Dhjetor 2024, 12:29| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 12:37

  • Share

Një vajzë 8-vjeçare nga Arizona ka shkruar një letër plot zemërim për prindërit e saj pasi zbuloi se Babagjyshi nuk ekzistonte. Pas një diskutimi në shkollë, kur një bashkëmoshatar i tha se Babagjyshi dhe Elfët nuk ishin të vërtetë, ajo u ndje e tradhtuar dhe kërkoi të dinte nga prindërit e saj nëse kjo gjë ishte e vërtetë.

Ata, të gjendur përballë kësaj situate, i treguan të vërtetën, por vajza, e zemëruar, i akuzoi ata si gënjeshtarë dhe e quajti një tradhti të madhe.
Letra e saj, e cila është shpërndarë në Reddit, u bë shumë virale për sinqeritetin dhe gjithçka që ajo shprehte aty. 

"Më keni gënjyer për tetë vjet! Nuk mund t’ju fal", thuhej në letrën e vajzës teksa i cilësonte prindërit shkatërrues të ëndrrave dhe tradhtarë.

 

Pjesa më e rëndësishme e letrës ishte kur ajo shprehu hidhërimin dhe dhimbjen e saj, duke e mbyllur me një mesazh tepër domethënës.

"P.S. Kurrë mos falni një gënjeshtar dhe një tradhtar", shkroi vajza.

Ndërkohë shumë komentues dyshuan për autenticitetin e letrës dhe sipas tyre mund të ishte një shpikje për të tërhequr vëmendje, por prindërit e vajzës i hodhën poshtë këto akuza.

Ata e pranuan se ishte një moment i vështirë për vajzën, por gjithashtu e konsideruan këtë shprehje të forcës dhe sinqeritetit si një shenjë të mrekullueshme të aftësisë së saj për të shprehur emocionet.


 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?