TIRANË- Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani që mbeti i vrarë me thikë pas sherrit nga një bashkëmoshatar, kanë reaguar përmes një deklarate publike për mbylljen e TikTok. Në deklaratë dy prindërit, Engjell dhe Florina Cani, thotë se tragjedia e vrasjes së djalit të tyre po përdoret për qëllime politike për të justifikuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok.
Deklarata e plotë
Familja Cani dënon përdorimin e vrasjes së Martin Cani për qëllime politike!
Ne, familja e Martin Canit, e kemi ndjekur me dhimbje dhe indinjatë të thellë mënyrën se si tragjedia jonë po përdoret për qëllime politike dhe për të justifikuar vendimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.
Duam ta themi qartë dhe publikisht: Martini nuk kishte një llogari në TikTok dhe Martini nuk u vra nga TikTok! Martini u vra nga një thikë e drejtuar nga një bashkëmoshatar i tij.
Martini u vra nga një sistem arsimor ku mungojnë masat për sigurinë në shkolla, ku institucionet arsimore dhe ato të rendit nuk marrin masa për të parandaluar dhunën. Ai u vra për shkak se prindërit nuk u njoftuan nga shkolla për incidentin e të premtes, duke mos pasur mundësinë e parandalimit te tragjedisë.
Martini u vra nga një sistem shëndetësor ku urgjenca e dërgon në spitalin më të largët, për shkak të një protokolli absurd, megjithëse QSUT ishte vetëm 3 minuta larg. Martini u vra sepse në Spitalin e Traumës mungon kardiokirurgu si dhe pajisja e specializuar Extracorporeal Circulation Machine për riparimin e zemrës.
Ndërkohë, ajo që po vret Martinin për së dyti është mungesa e drejtësisë dhe papërgjegjshmëria e institucioneve! Drejtësia për Martinin ende nuk është vënë në vend, dhe familja jonë nuk do të ndalet së kërkuari që kjo vrasje të mos kalojë në heshtje.
Ne nuk pranojmë që emri i Martinit të përdoret për të justifikuar vendime politike që nuk kanë të bëjnë me vrasjen e tij. Në vend që të merren masa për rritjen e sigurisë në shkolla, për të forcuar edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, për të parandaluar raste të tjera tragjike, qeveria po kërkon të zhvendosë vëmendjen dhe të shmangë përgjegjësinë e saj reale.
Ne kërkojmë DREJTËSI PËR MARTININ!
Ne kërkojmë që institucionet të ndalojnë përdorimin e vrasjes së Martinit si një justifikim për vendime që nuk adresojnë shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie!
Martini ishte një djalë i mirë, një futbollist me ëndrra, një fëmijë që meritonte të jetonte. Të mos e vrasim për herë të dytë me hipokrizi dhe manipulime politike.
Familja Cani
Komente

Prendere te Martinit ju lutem mos flisni ne drejtim te keqberesve , ne jetojme ne Itali dhe kemi niper dhe mbesa ne shkolle dhe nuk shikojme ndonje polic qe ti ruaj , educata vjen nga familja , çdo prin eshte I detyruar te kontrolloje femijet e tyre , nje femije ne klasen e tete eshte i paisur me celularet qe I kane bere, ku I gjejne leket keta prendere si nuk ja kontrolloni ju si prenderà nje here çanten femijeve tuaj ? Mos kerkoni qe te mbillni panico dhe te beni sistemino arsimor fattori per ngjarjen jeni ju prendere fattore kryesor .
Përgjigju